Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

50 hebrenj zbriten nga avioni që do nisej nga Valencia për në Paris, reagon Izraeli: Është antisemitizëm

22:20 / July 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup prej 50 adoleshentësh hebrenj francezë është zbritur nga një avion i Vueling, i cili ishte planifikuar të nisej nga Valencia për në Paris, pas ndërhyrjes së Guardia Civile spanjolle.

Sipas linjës ajrore, shkak për ndërhyrjen u bë një sjellje e konsideruar si problematike dhe e papërshtatshme nga stafi i ekuipazhit, që sipas tyre mund të kishte ndikuar në sigurinë e fluturimit. Në një deklaratë zyrtare, Vueling tha se grupi kishte ndërhyrë në demonstrimin e procedurave të sigurisë, kishte aktivizuar maska oksigjeni dhe kishte përfshirë pajisje emergjente si jelekët e shpëtimit dhe bombolat.

Kapiteni i fluturimit VY8166 vendosi të kërkonte ndërhyrjen e autoriteteve spanjolle, të cilat pas vlerësimit të situatës bënë zbritjen e grupit nga avioni. Sipas Vueling, pasagjerët u larguan për arsye të zbatimit të ligjit të sigurisë së aviacionit, konkretisht nenit 41 të Ligjit 21/2003.

Grupi i të rinjve ishte pjesë e një kampi veror të organizuar nga Shoqata Club Kineret, e cila ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë e ndjekjes ligjore ndaj kompanisë ajrore, duke përmendur si arsye diskriminimin dhe trajtimin e padenjë të të miturve. Avokatja Julie Jacob deklaroi se fëmijët janë nën moshën 15 vjeç dhe po shqyrtohet mundësia e një padie për dhunë fizike, psikologjike dhe diskriminim fetar.

Ngjarja ka sjellë edhe reagime nga autoritetet izraelite, përfshirë Ministrin Amichai Chikli, i cili e komentoi incidentin si të rëndë dhe deklaroi se adoleshentët po këndonin në gjuhën hebraike kur u kërkua zbritja e tyre nga avioni. Sipas tij, një pjesë e ekuipazhit thuhet të ketë përdorur komente të papërshtatshme për shtetin e Izraelit.

Linja ajrore Vueling, nga ana tjetër, ka theksuar se ndërhyrja ishte ekskluzivisht për arsye sigurie dhe se të gjitha vendimet u morën në përputhje me rregulloret në fuqi për transportin ajror.

50 hebrenj avioni izraeli valencia zbriten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.