Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video domethënëse. Rama ka vlerësuar interpretimin emocional të muzikës shqiptare nga artistja britanike Sara Payman.
“MIRËMËNGJES dhe me emocionet e muzikës shqipe që buron nga britanikja Sara Payman, e cila i këndon këngët si të ishin të gjakut të saj, duke na kujtuar se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për këtë vend, siç Sara ka zgjedhur Shqipërinë, ju uroj një të shtunë të bukur”, shkruan Rama.
Sara Payman ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar kohët e fundit me interpretimet e saj të ndjera të këngëve tradicionale shqiptare, duke dëshmuar dashurinë e saj për kulturën dhe muzikën vendase.
