Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Masa represive për ndërtuesit, listë të zezë për ata që shkelin lejen!

14:45 / July 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2220
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’ ndaj ndërtuesve që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit. Rama theksoi se ndihma dhe mundësitë që po hapen për industrinë do të shoqërohen me rregulla të rrepta: “Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër.” 

Rama tha se qeveria do të krijojë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, të cilët do të përjashtohen nga marrja e lejeve të reja, ndërsa të gjitha kantieret do të pajisen me kamera sigurie për monitorim 24 orë.

“Këtë vit do ta çojmë më tutje, në dy tre vitet në vijim do ta bëjmë intensive pjesëmarrjen tonë në panaire të mëdha të real estate, të pasurive imobiliare për të prezantuar projekte, investimet potenciale, për të prezantuar investitorët, palët e tjera të interesuara. Nga ana tjetër, kjo kërkon garanci. Garancia është realizimi i projekteve në mënyrë besnike, ne do bëjmë çmos që nga ana jonë të ndërtojmë një plan masash të reja represive që do duhet të balancojnë pjesën e gjithë mbështetjes dhe të gjithë kanaleve të reja që do përpiqemi të hapim për ju dhe industrinë e ndërtimit, karrota nga një ana, shkopi nga ana tjetër, në të kundërt e kemi të pamundur, mund të humbasim shans historik dhe s’do afrohet njeri për të financuar. Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek klerinku dhe blerësit e rastit brenda vendit. Listë të zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje. Kantieret e ndërtimit do kenë kamera 24 orë, kjo gjë do t’iu vlejë dhe juve në ndjekjen e punës dhe praktikën tuaj. Është shumë e vlefshme për të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe garantimin e projektit”, tha Rama.

lista e zeze ndërtues Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.