Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka falenderuar sot të gjithë ata që sakrifikuan për disa ditë në shurjen e zjarreve në këtë rajon. Ai përmend të gjithë aktorët që punuan me korrektësi dhe devocion për të shpëtuar jetën e qytetarëve dhe pasurinë private apo shtetërore.
Në falenderimin e Prefektit shkruhet:
Ne jemi në mes të verës, por shiu qe ra mbrëmë na ka qetësuar të gjithëve. Unë gjejë ratin t’ju falenderoj të gjithëve për punën e shkëlqyer që bëtë gjatë tre javëve, që në kuptimin e vërtetë ishin “provë zjarri”.
Falenderimi i parë për zjarrfiksit e të katër bashkive dhe Forcat e Armatosura, që nuk u tërhoqën asnjë ditë, që punuan nga orët e para të mëngjezit dhe deri në orët e vona të natës, që në shumë raste kanë rrezikuar jetën e tyre.
Falenderim për punonjësit e Shërbimit Pyjor në bashki apo AZDM, për punonjësit e administratës dhe vullnetaret që nuk përtuan asnjë ditë, udhëtuan me orë të tëra, qoftë dhe në këmbë për të kontribuar në fikjen e zjarreve.
Punonjësit e Policisës së Shtetit në gjithë sistemin e komandimit luajtën një rol shumë të rendësishëm në njoftimin në kohë, në sigurimin e lëvizjes, në evakuimin e qytetarëve kur zjarri rrezikoi banesa e bisnese, në dhënien e ndihmës konkrete për fikjen e zjarreve, por dhe patjetër do të kemi dhe rezultate në zbardhjen e rasteve.
Faleminderit drejtueseve dhe specialistëve të Emergjencave Civile që planifikuan, koordinuan dhe drejtuan me eficencë dhe në mënyrë profesionale operacionet pa u lodhur. Një falenderim të vecantë kam për efektivët e FA, që na u gjetën çdo ditë dhe sa herë i kërkuam vepruan pa pretendime dhe si profesionistë të vërtetë.
Kryetarët/et e bashkive qenë motorri i gjithë aksionit duke reaguar në kohë me forca dhe mjete, me kontribut personal në çastet dhe pikat më të vështira.
Unë mendoj që pavarësishtë dëmeve të mëdha qe janë bërë nga zjarret ne nuk humbëm jetë njerzish, shpëtuam shumë pyje dhe kullota nëpërmjet reagimit efikas, por dhe mësuam si të reagojmë në raste të tjera. Edhe një herë duku ju falenderuar të gjithëve, Prefekti Nexhbedin Shehu”, mbyllet falenderimi i Prefektit të Qarkut Dibër.
