Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vendosi pa leje një impiant gazi në tokë publike, shpallet në kërkim biznesmeni Sokol Meqemeja

18:53 / July 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
48db1b4a d0e9 4d8d a2d6 e324fd22881e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të aksionit të lirimit të hapësirave publike, biznesmeni i njohur Sokol Meqemeja është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar pa leje një impiant gazi (TEC) në tokë shtetërore, në zonën e Delvinës. Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe Inspektoriatin e Mjedisit.

Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara nga burime konfidenciale, të cilat sinjalizuan për ndërtimin e një impianti gazi pa leje në një pronë publike. Gjatë kontrollit, autoritetet konstatuan se kompania “Delvina Gas”, degë e një kompanie të regjistruar në Ishujt Virxhin (Virgin Islands) kishte nisur ndërtimin pa asnjë dokumentacion ligjor.

Të arrestuar dhe në kërkim:

Policia njoftoi se u arrestuan në flagrancë:

Elton Malkaj, 31 vjeç – përgjegjës i impiantit të gazit
Luan Metaj, 53 vjeç – përgjegjës i kantierit të ndërtimit
Të dy akuzohen për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim i tokës” me qëllim përfitimi.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim:

Sokol Meqemeja, 56 vjeç – pronar i kompanisë
Juglerd Ibrahimi, 36 vjeç – administrator i kompanisë
Ndaj tyre rëndojnë të njëjtat akuza penale.

IKMT ka ndërhyrë duke bllokuar punimet, ndërsa është mbajtur edhe procesverbali i konstatimit të kundërvajtjes.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Sarandës për hetime të mëtejshme.

Emri i Meqemejas shfaqet edhe në dosjen e SPAK për inceneratorin e Fierit

Biznesmeni Sokol Meqemeja nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai rezulton i përmendur edhe në dosjen e SPAK ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ku dyshohet se përmes shitjeve fiktive i ka dhënë këtij të fundit 140 mijë euro, si shpërblim për kontratat e inceneratorit të Fierit.

Autoritetet pritet të hetojnë më tej lidhjet financiare dhe rrjetin e interesave që përfshin biznesin e ndërtimit të paligjshëm të impiantit të gazit, si dhe origjinën e investimeve të kompanisë “Delvina Gas”.

sokol meqemeja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit

16:21 / September 27, 2026

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026

Denis Luli kyç gojën para hetuesve për atentatin në Athinë

13:40 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.