Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërmeti 8.8 ballë godet Kamchatkën në Rusi! Shkakton cunami, dallga deri në 4 metra

08:20 / July 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0000000000000000
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë u regjistrua sot pranë brigjeve të Kamçatkës, Rusi. Pas tërmetit, u lëshua një paralajmërim për cunami për Rusinë, Japoninë , Guamin, Hawaiin dhe Alaskën.

Autoritetet lokale raportuan se valë prej 3-4 metrash, të shkaktuara nga tërmeti, u regjistruan në rrethin Yelizovsky të Kamçatkës. Epiqendra e tërmetit ndodhej afërsisht 119 kilometra në lindje të Petropavlovskut në Gadishullin Kamçatka, në një thellësi prej 20.7 kilometrash.

Disa persona u plagosën në rajonin e largët rus, ndërsa pjesa më e madhe e bregdetit lindor të Japonisë u urdhërua të evakuohej.

“Tërmeti i sotëm ishte më i forti në dekada”, deklaroi guvernatori i Kamchatka-s, Vladimir Solodov.

“U bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë larg bregdetit në zonat e prirura ndaj cunamit dhe të dëgjojnë njoftimet të lëshuara  me altoparlantë”, shtoi guvernatori.

Në Japoni, një cunami vlerësohet të arrijë një metër lartësi në pjesën jugore të Hokkaidos, ishullit më verior të Japonisë, i cili ndodhet në jugperëndim të epiqendrës së tërmetit, si dhe në zonat verilindore, lindore, qendrore dhe jugperëndimore të arkipelagut japonez. Cuname deri në 20 centimetra priten gjithashtu në ishullin Shikoku në perëndim të vendit dhe në ishujt që përbëjnë arkipelagun e Okinawas në jugperëndim.

Instituti Rus i Gjeofizikës e ka quajtur këtë tërmet “më të fuqishmin që nga viti 1952 “. Lëkundja e parë u pasua, gjysmë ore më vonë, nga një tjetër me magnitudë 7 dhe një e treta me magnitudë 6.5. Sipas departamentit rajonal rus të mbrojtjes civile, lëkundjet ishin mjaft të forta në qytetin bregdetar të Severo-Kurilsk.

Ndërkohë sipas qendrave të paralajmërimit në SHBA, valët e para të cunamit të gjeneruara nga tërmeti i Kamçatkës kanë arritur tashmë në Ishujt Aleutian perëndimorë në Alaskë, me valë që arrijnë 30 centimetra mbi nivelin e baticës.

image 35

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.