Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skema e investimeve, ministrja Denaj: Në dispozicon 20 milionë euro, 9 masa mbështetëse deri në 30 shtator

16:08 / July 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
26f435b2 c690 41bb b2ce 36b3ca54855b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë hapur aplikimet për skemën kombëtare të investimeve 2025 për sektorin bujqësor, duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka përcaktuar edhe sesi do të funksionojë. ”Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor”, thotë Denaj.

Postimi i plotë

Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor. Skema Kombëtare vjen me një fond rekord prej 20 milionë euro, të strukturuar në 9 masa mbështetëse, ku çdo aplikant ka mundësi të përfitojë nga më shumë se një masë, për të ndërtuar një plan të plotë investimi që i përgjigjet realisht nevojave në terren. Ky kooperim i financimeve shënon një moment kthese për zhvillimin bujqësor, duke synuar:

-rritjen e konkurrueshmërisë,
-fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agro-ushqimor,
-përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore dhe mbi të gjitha, realizimin e objektivit ambicioz prej 1 miliardë euro eksporte bujqësore deri në fund të mandatit të katërt qeverisës.

Çdo fermer individual, subjekt me status fizik apo juridik dhe SHBB mund të aplikojë për mbështetje në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për 9 masa mbështetëse:

-Ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës
-Mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta
-Rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese
-Sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta
-Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë
-Mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale
-Pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri
-Investime në agroturizëm
-Koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë

Për më shumë informacion, ju mund të kontaktoni në:
-Numri falas: 0800 83 83
-Website: www.azhbr.gov.al
-Email: info@azhbr.gov.al

Ekipi i Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural është i gatshëm për çdo pyetje apo ndihmesë nëpërmjet Agropikave ose në Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor pranë zonës tuaj. Aplikimet janë të hapura nga data 30 Korrik deri më 30 Shtator!

Anila Denaj bujqesia investime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.