Kreu i SPAK thotë se nuk i përgjigjet 7 pyetjeve të drejtuara publikisht nga Erion Veliaj. Altin Dumani thotë se dosja e Veliajt është ndarë në fraksion tjetër.
“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatët, kjo është forma proceduriale. Dosja Veliaj është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani.
