Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sula kundër Nokës: Fyerje ndaj demokratëve që një figurë me këtë nivel të jetë numri dy i PD-së

16:54 / July 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
75a45d17 15e2 4c8c 8e70 296193f1fb91
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashnor Sula nuk u bë pjesë e zgjedhjeve të 11 Majit, por kjo nuk e ndalon që të komentojë zhvillimet politike. Ai e cilësoi si fyerje që Flamur Noka mban postin e sekretarit të përgjithshëm të PD, duke e cilësuar si “njeri me zhvillim mesatar intelektual”. Nga ana tjetër, ai shtoi edhe se Berisha nuk i do pranë njerëzit që i thonë të vërtetën në sy.

”Nuk jam nga ato servilët që thonë se Berisha është Zoti që do shpëtojë PD-në. Nuk e bën gjithçka Berisha se ka dhe staf. Duke filluar nga sekretari i përgjithshëm. Për mua është fyerje për demokratët. Është fyerje e inteligjencës, që një njeri me këtë zhvillim mesatar intelektual të jetë numri dy i PD-së. Nuk është normale që figurat më të mëdha të PD të jenë me origjinë nga veriu.

Respekt për veriorët por duhet shumëllojshmëri. Ata që e shanë më shumë, e dhunuan më shumë foltoren. Çfarë nuk kanë thënë e nuk kanë bërë. Sot ulen dhe hanë e pinë në një tavolinë me ata të foltores. E kuptoni moralin që kanë këta?

Nuk i duan njerëzit që ua thonë të vërtetën në sy. Nuk i duan mendimet ndryshe. Rama ka një dallim sepse edhe nëse e ka inat një personazh, nëse ai ka vlera elektorale, e mban në parti. Ndërsa këta, meqë më kanë inat mua, le të sjell vota, më largojnë”,-tha Sula.

dashnor sula Flamur Noka PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.