Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nuk i pëlqente vila,​ ambasadori jetoi në jaht dhe shkonte në punë me helikopter

12:17 / August 2, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2434
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tilman Fertitta, miliarderi 68-vjeçar nga Teksasi dhe pronar i ekipit të basketbollit Houston Rockets, i emëruar ambasador i SHBA-së në Itali nga Donald Trump në dhjetor dhe i konfirmuar nga Senati në prill, nuk u vendos menjëherë në rezidencën zyrtare në Romë, Villa Taverna.

Fertitta, një figurë e njohur në industrinë e hotelerisë dhe pronar i rrjetit të restoranteve dhe kazinove Landry’s, zgjodhi të jetojë për rreth 3 javë e gjysmë në jahtin e tij prej 150 milionë dollarësh, “Boardwalk”, gjatë kohës që në Villa Taverna kryheshin renovime në ambientet familjare.

Sipas një zëdhënësi të kompanisë së tij, shpenzimet për përmirësimet në rezidencë janë mbuluar nga vetë Fertitta, ndërsa nuk janë bërë ndryshime në strukturën historike të vilës.

Jahti i tij 77 metra i gjatë është i pajisur me 12 dhoma gjumi, 15 banja, një kuzhinë profesionale, gjashtë bare, një pishinë me mozaik dhe një pistë për helikopterë. Gjatë kësaj periudhe, ai thuhet se ka udhëtuar me helikopter drejt takimeve zyrtare, duke shkaktuar pakënaqësi tek banorët vendas.

IMG 2436
IMG 2435

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

Kina teston avionin e parë elektrik/ CE-25A mund të transportojë deri në 19 pasagjerë

16:05 / November 15, 2026

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, aksesoi fotot e përdoruesve pa lejen e tyre

12:14 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.