Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lumë turistësh në Gjirokastër, rreth 120 mijë pushues vizituan qytetin e UNESCO-s në 6 muaj

18:04 / August 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3737
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjirokastra çdo fundjavë shndërrohet në qytetin më të vizituar në jug të vendit. Volumi i turistëve të huaj po njeh rekorde të reja. Më së shumti janë ofertat që kanë gjeneruar përmes rrjeteve sociale nga kompani të ndryshme turistike, ato që mbledhin turistë të shumtë kryesisht perëndimorë në qytetin e gurtë.
Çdo fundjavë, Gjirokastra shndërrohet në kryeqytetin jugor të turizmit.
Koncertet dhe aktivitetet kulturore me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj greke, tërheqin mijëra vizitorë.

Rrjetet sociale dhe ofertat e agjencive turistike e kanë kthyer qytetin e gurtë në një magnet për perëndimorët, kryesisht holandezë, por dhe britanikë, irlandezë e francezë.

“Vij për herë të parë në Shqipëri. Po kalojmë kohë shumë të mirë këtu, njerëzit janë miqësorë, qyteti fantastik, ushqimi shumë i mirë…”,- thotë një turist britanik.
“Kur të kthehemi në Londër do t’u tregojmë miqve se Shqipëria është një vend magjik… natyra, ushqimi, mikpritja”,- thekson pushuesja britanike.
“Shumë bukur është këtu dhe njerëzit janë miqësorë. Po bëj një tur nëpër Shqipëri”,- thotë turistja nga Holanda.
“Ky është një qytet i vjetër plot histori. Më pëlqen shumë”,- shprehet pushuesi holandez.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në muajin korrik, Gjirokastrën e vizituan 50 mijë persona, mbi 90% prej tyre të huaj. Ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit, numri total i turistëve ka arritur në 120 mijë, shifër që tejkalon ndjeshëm vitin e kaluar.
Përveç kalasë madhështore, vizitorët mahniten nga shtëpitë muze të stilit osman, muzetë, por dhe natyra, si shpella e Viroit me ujëra kristal dhe luginat përreth.
Një kombinim i historisë, kulturës, natyrës dhe mikpritjes, qyteti i UNESCO-s, mbetet destinacioni më i rëndësishëm në Jug.

festime Gjirokaster pushues Qytet turiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.