Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Gonxhja: Kredi pa interes për disa kategori të veçanta, 20% grant për blerjen e banesës

14:35 / August 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 4 e1754310895699
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka miratuar vendimin për të lehtësuar përballimin e kostos së strehimit për disa kategori të veçanta, duke ofruar mundësinë e një kredie me interes 0%, e cila do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se programi i mbështetjes përfshin disa kategori të rëndësishme të shoqërisë dhe një nga përfitimet e këtij programi është një grant i menjëhershëm prej 20% të çmimit të banesës, i cili do t’u ofrohet familjeve të punonjësve të rendit që kanë rënë në detyrë dhe fëmijëve në përkujdesje të Republikës, një nismë që synon të mbështesë ata në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të ndihmojë në lehtësimin e barrës financiare.

”Mund të përfitojnë nga ky program familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë rënë në detyrë, fëmijët në përkujdesje të Republikës si dhe familjet qiramarrëse në ish-prona private. Një nga përfitimet e këtij programi është një grant i menjëhershëm prej 20% të çmimit të banesës, i cili do t’u ofrohet familjeve të punonjësve të rendit që kanë rënë në detyrë dhe fëmijëve në përkujdesje të Republikës, një nismë që synon të mbështesë ata në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të ndihmojë në lehtësimin e barrës financiare”, tha Gonxhja.

Për ata që duan të aplikojnë për këtë mundësi, procesi është i thjeshtë. Së pari, ata duhet të hyjnë në portalin e-Albania, ku mund të kërkojnë shërbimin “Aplikim për përfitim kredie me 0% interes – Enti Kombëtar i Banesave”. Pasi të plotësojnë formularin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar, ata mund të dërgojnë aplikimin. Aplikimi mund të bëhet në çdo kohë, pa afat të caktuar dhe nuk kërkohet thirrje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

3 5
2 4
1 4

Blendi Gonxhja kredi pa interes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.