Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deputeti shqiptar në parlamentin serb padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

18:33 / August 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shaip Kamberi 696x465 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se bashkë me kolegët e tij Ahmedin Shkrijelj dhe Minela Kalender, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes etnike, fetare dhe racore”. Kjo iniciativë vjen pas deklaratës së Brnabiq në një konferencë për shtyp më 30 korrik 2025, ku ajo tha: ”Atëherë dëgjuam thirrje Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme”, duke iu referuar protestave të mbajtura disa ditë më parë në Novi Pazar.

Sipas Kamberit, gjuha e urrejtjes nuk mund të mbetet vetëm çështje politike apo moraliteti publik në radhë të parë është çështje ligjshmërie dhe drejtësie. Ai ka theksuar se fjalia e Brnabiq nuk ishte lapsus apo interpretim i gabuar, por një deklaratë që stigmatizon fenë islame, identitetin e shqiptarëve myslimanë dhe të komuniteteve të tjera me të njëjtin besim, duke i përbaltur dhe asociuar me “të neveritshmen”, me “rrezikun” dhe me “të huajin” në një shtet që ende nuk është shkëputur nga trauma e nacionalizmit të viteve ’90.

“Kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj znj.Brnabiq për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, sipas nenit 317 të Kodit Penal të Republikës së Serbisë,” ka theksuar Kamberi. Ai ka shtuar se ky veprim nuk është hakmarrje politike apo sensacionalizëm, por një thirrje për drejtësi dhe përpjekje për të vendosur një precedent – që askush, pavarësisht pozitës apo privilegjit, nuk mund të nënçmojë komunitete të tëra e të banalizojë ndjenjat fetare, pa u përballur me ligjin.

“Drejtësia nuk është privilegj i shumicës. Ajo është mburoja e të drejtave të secilit qytetar edhe të atyre që e thonë ‘Allahu Ekber’ si shprehje të besimit e jo të dhunës,” përfundoi Kamberi, duke theksuar se shteti i së drejtës duhet të fillojë nga e vërteta dhe përballja me gjuhën që lëndon, ndan dhe poshtëron.

Ana Brnabiç Shaip Kamberi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.