Në Itali, kjo merkato nuk do të jetë plotësisht e përqendruar te lëvizjet e futbollistëve pasi ndryshe nga herët e tjera shumë ekipe kanë mbetur ose janë në kërkim të trajnerëve për sezonin e ardhshëm.
Juventusi , Roma, Milani por edhe Lacio që ende nuk ka konfirmuar për sezonin e ardhshëm trajnerin Inzagi. Pikërisht, me këtë të fundit, i cili është në dyshim për vazhdimësinë në kryeqytet pasi ka ofertë nga Milani, ndërsa është përmendur edhe emri i Juventusit, mund të lidhet edhe e ardhmja e trajnerit Gatuzo.
Pasi, Lacio ka nisur të mendojë për zëvendësuesin nëse Inzagi vendos të nisë një projekt të ri me Milanin. Dhe Gatuzo ka pëlqimin e presidentit Lotito. Megjithatë, për bardhekaltërit ish-trajneri i kuqezinjve nuk është i vetmi në listë pasi kandidatë të Lotitos janë edhe Xhampaolo i Sampdorias dhe Sinisha Mihajloviç, që tashmë trajnon Bolonjën.