Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Juristët dalin kundër draftit për Kodin e ri Penal: Do prodhohet një klimë pandëshkueshmërie në sektorin publik

20:51 / August 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kodi penal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara në Kodin Penal Jo vetëm propozohet ulja e masës së dënimit me 3 vite më pak krahasuar me kodin aktual për ata funksionarë publikë që kryejnë veprime ose mosveprime në shkelje të ligjit, por rindërtimi i fjalive shton paqartësinë e gjykimit ku duhet vërtetuar qëllimi kriminal për nenin e shpërdorimit të detyrës apo qëllimi i përfitimit në dispozitën e shkeljes së barazisë në tendera.

Juristët kritikojnë se këto ndryshime të propozuara rrezikojnë të prodhojnë një klimë pandëshkueshmërie në sektorin publik në një kohë kur flitet se prioritet është lufta kundër korrupsionit. ”Shpërdorimi i detyrës është një dispozitë blanket që në formulimin që është në fuqi neni 248 është një thes i madh e quajmë ne avokatët që mund të interpretosh shumë shkelje të një zyrtari dhe parashikon një masë më të lartë deri në 7 vite burgim për ata që kanë vepruar ose skanë vepruar në kundërshtim me ligjin.ky nen në mendimin tim do kishte nevojë për saktësime por jo për një tregim që e bën edhe më të paqartë. Vetë fakti të parashikimit të një dënimi më të ulët në draftin e ri përcakton një lehtësim në vetvete për personat e çuar para drejtësisë”,-shprehet avokati Altin Kaziaj.

”Vepra penale e shpërdorimit të detyrës ka nevojë për një rikonfigurim se praktikisht sot është shndërruar në një nen që dënon çdo lloj veprimi ose mosveprimi të zyrtarëve, por loja e fjalëve që kanë bërë në tekst nuk e zgjidh situatën. Për shembull thuhet ‘qëllimi kriminal”, kur kjo është pjesë thelbësore e analizës së ekzistencës ose jo të veprës penale. Ndërhyrja është jo e saktë, jo e plotë, për mua do të sjell keqësim dhe rritje të subjektivitetit të zbatimit të ligjit me këto çështje”,-shprehet Jordan Daci.

Procedimet e deritanishme për abuzimet me tenderat nuk duhet të klasifikohen të gjitha vepra penale, sipas konstitucionalistit Jordan Daci. Reforma në vlerësimin e tij është e nevojshme, ku zgjidhjen nuk e sheh detyrimisht te prangosja. Për avokatin Altin Kaziaj, hiqen përgjegjësitë aty ku duhen përcaktuar me objektivitet dhe shtohen masat represive në lirinë e fjalës apo në kurriz të profesionistëve. Ekspertët parashikojnë të ardhmen e errët nëse kodi penal ndryshon në bazë të këtij drafti që e cilësojnë një makth dhe regres të drejtësisë. /TCH/

Burg juriste Kodi Penal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.