Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cula dyjare e Labërisë në Xhaminë Blu në Stamboll

10:49 / August 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2571
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari dhe fyelltari i Vranishtit të Labërisë, Lavdosh Shkurtaj ka performuar disa melodi baritore shqiptare në Xhaminë Blu (Sulltanahmet) në Stamboll të Turqisë.

Instrumenti popullor i Labërisë, cula dyjare (e njohur edhe si cyla ose cylja dyjare sipas zonave të krahinës së Labërisë) ka një histori mëse 2000 vjeçare.

Kjo vegël e veçantë muzikore mendohet se i ka fillesat në shekullin e V e të IV para erës sonë, në mos edhe më herët. Cula dyjare bëhet me drurin e panjës që gjendet në malet e Labërisë, dhe ka dy rrugë të ajrit të cilat kombinohen mjeshtërisht nga barinjtë e zonës në meloditë e tyre.

Lavdosh Shkurtaj, këngëtar i Grupit Polifonik të Vranishtit, prej vitesh ka lëvruar meloditë e barinjve të zonës të Lumit të Vlorës, kryesisht të maleve të Vranishtit. Prej vitesh ka punuar në këtë zonë me barinjtë e kësaj zone si zooteknik dhe ka mësuar shumë nga çobanët që jetonin në malet e Çikës dhe Bogonicës.

Cula dyjare hyn në familjen e fyejve por ka të veçantën e kombinimit dhe pasurisë së melodive të ndryshme që mund të jenë gazmore, melankolike, etj. Cula dyjare dhe meloditë e saj janë një pasuri e çmuar kulturore e vendit tonë që fatkeqisht nuk po lëvrohet më nga të rinjtë.

Ju ftojmë të shijojmë këto melodi nga Lavdosh Shkurtaj që e shpie traditën popullore shqiptare në metropolin e Turqisë, Stamboll.

cula dyjare labëria stamboll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.