Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjarje e rëndë në Gjilan! Dy të vrarë dhe dy të plagosur

14:32 / August 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3876
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një incident i rëndë ka ndodhur sot, më 10 gusht 2025, rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në qytetin e Gjilanit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga një person i gjinisë mashkull, shtetas i Kosovës, i cili njihet nga Policia e Kosovës dhe aktualisht është në arrati.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin për Telegrafin, duke bërë me dije se autoritetet janë angazhuar në kërkimin e të dyshuarit.

“Sot, më datë 10 gusht 2025, rreth orës 12:32, ka ndodhur një rast i rëndë i vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendngjarje, ndërsa dy të plagosur janë dërguar në Qendrën Emergjente të qytetit për trajtim,” ka deklaruar Hashani.

ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve rajonale, sektori për krime të rënda dhe përfaqësuesi i Prokurorisë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbuluar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

“Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, po zhvillon hetime të thelluara me qëllim sqarimin e motiveve dhe detajeve të këtij akti të rëndë,” ka përfunduar zëdhënësi Hashani.

gjilan incident persona Policia Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.