Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Kukës

12:55 / August 11, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 08 11 at 12 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kukës, këtë të hënë ka filluar aksioni për lirimin e hapësirave publike, ku bizneset kanë çmontuar vullnetarisht strukturat e vendosura në trotuare dhe në hapësira të tjera të përbashkëta.

Sipas Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë Kukës, të gjitha bizneset janë njoftuar paraprakisht për lirimin e këtyre hapësirave. Gjatë zbatimit të aksionit është vërejtur mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e tyre. Drejtori i IMT-së, Admir Oruçi, deklaroi se procesi ka nisur pa kundërshtime, me vetë bizneset që kanë ndërhyrë për të çmontuar konstruksionet e tyre.

“Fillimisht, ndërhyrjet janë përqendruar në rrugët kryesore të qytetit, me qëllim heqjen e konstruksioneve metalike dhe lirimin e trotuareve për kalimin e qytetarëve,” u shpreh Oruçi.

Ai shtoi se në fazat në vijim, aksioni do të shtrihet edhe në lagjet e qytetit, ku verifikimet paraprake kanë evidentuar raste të rrethimeve dhe zënieve të hapësirave publike pa kriter.

“Ndërhyrjet në Kukës janë pjesë e një aksioni të gjerë që po zhvillohet në të gjitha bashkitë e vendit për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike,” theksoi drejtori i IMT-së.

aksion hapsira Kukes lirim zaptim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.