Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

09:42 / August 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3960
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani/

Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY ecc, të hakeruara në Francë me ndihmën e Policisë Hollandeze.

Gjithnjë në përgjigje të ftesës publike që na bëri zoti Altin Dumani, përgjatë intervistës së tij me zë e figurë në RTSH me gazetarin Alban Dudushi.

Një gjykatë në Zvicër, tek po gjykonte një të akuzuar për kontrabandë armësh, akuzë e bazuar thjesht në të dhënat e SKY ECC, marra me hakerim nga Franca, ka rrëzuar përdorimin e këtyre të dhënave si provë në gjyq.

Arsyeja është shumë e thjeshtë:

Janë marrë të dhëna me përgjim e hakerim ndaj shtetasve zviceranë pa autorizimin e gjykatës zvicerane.

Ja kaq!

Jo po procedim paralel, jo po letërporosi, jo po Europol, jo po Eurojust… Jo po lufta kundër krimit e më the e të thashë.

Hiç!
Vlejnë zero me xhufkë përpara ligjit të shkruar zviceran.

Kështu vendos gjykata atje. Edhe atje ka media, portale. Ka edhe opinion publik që bën referendum edhe për orarin e muzikës në lagje.

Ligji është ligj! Gjykata është garanci dhe jo komisariat jeniçerësh.

Sa për info, kështu është edhe ligji ynë, si në zvicër.

Por gjykatat tona, në drejtimin e SPAK, injorojnë ligjin shqiptar.

Kemi 2 vite që ekzakt këtë gjë po kërkojmë në çdo gjykatë këtu. Verifikoni legjitimitetin e marrjes së provës në raport me shtetasit shqiptarë dhe ligjin e Republikës sonë!

Hiç!
Shpikje dhe racionalizime.
Gjykata Kushtetuese, më e larta në këtë vend, duhet të marrë një dizertacion në shpikje juridike antikushtetute dhe në dëm të procesit të rregullt ndaj shtetasve të këtij shteti.

Qartësisht në perëndim nuk po dënohet askush me të dhënat e sky ecc. Deri tani ka ndodhur ose kur me këto të dhëna policitë atje kanë kapur në flagrancë njerëz, ose kur ato janë përdorur si indicie për të mbledhur prova të tjera.

Po askund, askund askund nuk ka ndodhur të përdoren këto të dhëna si prova unike për të fajsuar njerëz. Gjykata e Berlinit madje tha troç:”këto të dhëna janë të ngjashme me dëshmi që nuk verifikohen dot..”.

Sepse përveç debatit se si u morën ato të dhëna, është edhe debati tjetër se ato ashtu siç janë janë thjesht fjalë, jo prova.

Kështu po flet ligjërisht e gjithë Europa. Vetëm Republika e Spak-ut e Shqipërisë nuk pajtohet me standardin Europian të gjykimit të drejtë.

Një ditë, në një moment do bëhet diçka sebep që.edhe Shqipëria të pajtohet me këtë realitet juridik perëndimor. Por deri atëherë dëmi do jetë shumë i madh….

Atë shprehjen “ashtu ishte koha/sistemi” e kemi si larje mëkati…

Manjani sky spak Zvicer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.