Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Melania Trump paralajmëron djalin e Joe Biden me padi

10:56 / August 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
melania trump hunter biden 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zonja e Parë, Melania Trump ka kërcënuar se do ta padisë Hunter Biden për më shumë se 1 miliardë dollarë pasi ai tha se ajo është prezantuar me Trump përmes Jeffrey Epstein.

Avokatët e Zonjës së Parë e përshkruan akuzën si “false, të dëmshme, njollosëse dhe inflamatore”, raporton BBC.

Biden, djali i ish-presidentit Joe Biden, i bëri komentet gjatë një interviste ku kritikoi ashpër lidhjet e Trump me Epstein. Donald Trump ishte mik i Epstein, por në vitet 2000 nuk folën më sepse financieri kishte marrë punonjëset që punonin në qendrën estetike të presidentit amerikan në klubin e tij të golfit në Florida.

Avokatët e Melania Trump iu drejtuan me një letër avokatit të Hunter Biden ku kërkuan që ai të tërhiqte deklaratën dhe të kërkonte falje ose do të përballej me padinë ligjore për “1 milionë dollarë dëmshpërblim.” Në të thuhet se Zonja e Parë ka kaluar “dëm të jashtëzakonshëm financiar dhe reputacional” për shkak të deklaratës së tij.

Gjithashtu akuzon djalin e Biden se ka “një histori të pafundme me vendosjen e epiteteve për të tjerët” dhe përsërisi akuzën se “po përpiqet të marrë vëmendje”.

Gjatë intervistës me regjisorin Andrew Callaghan, Hunter Biden deklaroi se dokumentet e papublikuara që lidhen me Epstein “do të implikonin” presidentin Trump. “Epstein prezantoi Melania em Trump, lidhjet janë të gjera dhe të thella.”

Letra ligjore e Melania thekson se deklarata i atribuohej pjesërisht Michael Wolff, një gazetari që shkroi një biografi kritike ndaj presidentit. Ky i fundit, ka thënë se ajo ishte e njohur me një mik të Epstein dhe Trump kur njohu këtë të fundit.

Më vonë, media ku ai kishte folur, e tërhoqi artikullin pasi mori një letër nga avokati i Melania Trump që vinte në pikëpyetje përmbajtjen e tij.

Nuk ka prova se dyshja janë prezantuar nga Epstein, i cili u vetëvra në burg ndërsa priste të dilte në gjyq në vitin 2019.

Letra e Melania vjen pas disa javësh presioni mbi Shtëpinë e Bardhë për të publikuar dosjet Epstein, dokumentet që lidhen me hetimin kriminal kundër pedofilit famëkeq. Para se të rizgjidhej president, Trump tha se do t’i publikonte, por FBI dhe Departamenti i Drejtësisë thanë në korrik se nuk ekzistonte asnjë listë “inkriminuese” klientësh të të njohurve të Epstein.

joe biden Melania Trump padi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.