Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Divorcet dhe martesat në Tiranë / Njësitë e vjetra më “qejflie”, periferitë “ruajnë” kurorën

20:01 / May 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
martesa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vitit që lamë pas, vetëm në kryeqytet janë divorcuar 1691 çifte, një shifër kjo që ka pasur rënës në tre vitet e fundit.

Por cilat janë njësitë që kanë pasur më shumë divorce dhe ato që kanë pasur më pak?

Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë së Tiranës, njësia 4, 5 dhe 7, mbajnë nivelin më të lartë me nga 174 zgjidhje martesash secila, duke u ndjekur nga njësia numër 6 dhe 9. Ndërsa ajo që vihet është se njësitë periferike, ish-komunat që i janë bashkuar Tiranës kanë numrin më të ulët të divorceve, ku njësia Bërzhitë dhe Krrabë, listojnë vetëm nga 1 të tillë. Ndërkaq numri total i ndarjeve mund të jetë edhe më i lartë se shifra zyrtare pasi matja është bërë krahasuar gjendjen civile në fillim të vitit me gjendjen civile në fund të vitit dhe pasi nuk janë përfshirë rastet që janë divorcuar dhe martuar brenda vitit.

Sa i përket martesave, gjatë 2018, janë regjistruar në total 4406 akte martesore në 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Ku rezulton se edhe në këtë raste  Tirana e “vjetër” martohet më shumë, ky kryeson njësia nr. 3, e ndjekur nga  njësia nr.11 apo Lapraka,  njësia 2 dhe 4. Ndërsa shifrat janë më të ulëta në periferi, ku minimalja regjistrohet në Shëngjergj, me vetëm 12 akte martesore në një vit. Megjithatë, duhet theksuar numri i divorceve dhe martesave është edhe në varësi të numrit të banorëve që ka secila njësi.

divorce martese Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.