Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndryshime në administratë, jo vetëm në qeveri

19:28 / August 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria propozon ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike. Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-korrupsionin ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Nga tre aktualisht, pritet të ketë vetëm 2 kategori të institucioneve jo-ministrore.

”Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave jo-ministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kërkohet nga legjislacioni evropian për secilin nga rregullatorët”.

Një tjetër risi e projektligjit lidhet me sistemin e llogaridhënies dhe raportimin e performancës. ”Me miratimin e vendimit për sistemin e mbikëqyrjes/llogaridhënies dhe për zbatimin e tij, çdo institucion do të krijojë sistemin e brendshëm të llogaridhënies dhe do të hartojë Planin dhe Raportin Vjetor të Performancës. Çdo ministri do të caktojë për çdo institucion/agjenci njësinë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe çdo vit do të angazhohet për miratimin e Planit Vjetor, mbikëqyrjes dhe dialogut të përhershëm institucional dhe vlerësimin e performancës së institucionit, duke konkluduar çdo vit me deklaratën e performancës të institucionit”.

Në relacionin e nismës ligjore ka parashikime edhe mbi numrin e punonjësve që do duhen minimalisht për ngritjen e një strukture në administratën publike. ”Projektligji propozon vendosjen e një pragu minimal të punonjësve që justifikojnë krijimin e një institucioni varësie dhe njohjen e një lloji të ri drejtorie me status të posaçëm brenda aparatit të ministrisë, pa personalitet juridik por me autonomi të rritur në bazë të delegimit të ministrit”.

administratë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.