Reperi i njohur i skenës, Mozzik çel një biznes që askush nuk e priste. Ai ka vendosur të investojë në një projekt krejt ndryshe nga muzika, duke hapur një çerdhe moderne me emrin “HanaKids”, frymëzuar nga vajza e tij, Hana. Vetë ai e bëri publik lajmin me fjalët: “HanaKids po hap dyert sot! Nga e hëna, më 25 Gusht, fillojmë punën me dashuri dhe përkushtim për më të vegjlit tanë.”
E vendosur në lagjen Panorama Residence në Ferizaj, qendra ofron mbi 1300 m² hapësirë të dedikuar për fëmijët. “Një çerdhe moderne me 1300 m² hapësirë në zemër të lagjes Panorama Residence – Ferizaj, ku çdo fëmijë do të ndihet si në shtëpi,” shkruan ai.
Përtej aspektit biznesor, ky projekt mbart një mesazh të fortë nga Mozzik si baba. Ai shton: “Fëmijët janë e ardhmja jonë – ata nuk kanë nevojë vetëm për kujdes, por për dashuri, siguri dhe një ambient që i rrit me buzëqeshje e dituri.”
