Edhe pse po hyjmë në 6-mujorin e parë të vitit, realizimi i investimeve për rrugët është ende në nivele shumë të ulëta ( pak më shumë se 0%). Arsye e kësaj situate të paprecedentë mësohet të jetë fillimisht vonesa dhe neglizhenca nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për të detajuar buxhetin e vitit 2019, gjë që më tej ka sjellë vonesa në bërjen e tij aktiv nga Ministra e Financave dhe Energjitikës.
Gjithashtu nga burime të brendshme mësohet se edhe pse buxheti është bërë aktiv prej më shumë se dy muajsh tashmë, me një urdhër të brendshëm nxjerrë nga drejtuesi i institucionit ende nuk janë bërë pagesa për firmat e rrugëve me motivacionin se të gjitha faturat dhe sitacionet do të kontrollohen sërish nga një grup pune i ngritur. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se ky komision ka bërë verifikimim e çdo situacioni dhe kolaudimi pavarësisht faktit se këto projekte kanë qenë më parë të certifikuara nga supervizori duke bllokuar rrjedhën normale të pagesës së faturave.
Kjo vonesë te pagesa mund të çojë në mbylljen e disa kantiereve pune për shkak të mungesës së likuiditetit për firmat të cilat ndërkohë kanë vazhduar me punimet.
Ulja e investimeve pritet që të konfirmohet edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.