Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Boçi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: U shua një gazetar që dinte të vallëzonte me fjalën

21:43 / August 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0747 1 685x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Lajmi i hidhur ka tronditur botën mediatike dhe politike, ku ai la gjurmë me stilin e tij unik të të shprehurit. Deputeti i PD i zgjedhur më 11 maj, Luçiano Boçi e kujtoi Zhejin si një bohem të fjalës që dinte të depërtonte përtej sipërfaqes. Me ikjen e Zhejit, humbet një zë i veçantë në gazetarinë shqiptare.

Postimi i plotë

Artur Zheji vendosi ta ndërpresë udhëtimin e jetës, rrëmbyeshëm e krejt papritur.

Largimi i tij nuk është thjesht largimi i një gazetari të njohur.

Është shuarja e një zëri që dinte të vallëzonte me fjalën, dinte të vendoste atë aty ku të tjerët vendosnin zhurmën e me të, të depërtonte sipërfaqen e sheshtë të gjuhës.

Zheji ishte njëherazi analist, polemist, publicist, por mbi të gjitha një bohem i lirisë profesionale, drejtimi i së cilës shpesh nuk i interesonte

I pranueshmëm dhe në kundërshti, falë aftësisë për të parashtruar ai mbetet një zë origjinal.

Largimi i tij nga jeta na lë një boshllëk të dukshëm, jo vetëm të një figure të njohur televizive, por dhe boshllëkun e një inteligjence të mprehtë që e shihte median jo si skenë cirku, por si arenë për t’u lexuar dhe zbërthyer.

Në analizat e tij kishte një një dozë ironie, shpesh therëse, por edhe një shkëndijë shprese, se fjala e mendimi janë promotorë të shpresës dhe se ende kanë vlerë.

U prehsh në paqe mik!

Artur Zheji Luçiano Boci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.