Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Homazhet për Artur Zhejin/ Timo Flloko i prekur: Ike shumë shpejt!

13:42 / August 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1755974673 arturzheji sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit, publicistit Artur Zhejit.

Personazhe publike, të media por edhe të kinemasë kanë marrë pjesë në homazhe.

Aktorja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, e prekur nga ndarja e mikut të saj, Artur Zheji, ose ashtu siç ajo e thërriste ”Tur”, ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për media.

“Lindi nga dy prindër me shpirt të lirë, nga atdhetarë, nga një artiste të mrekullueshme Besa Imami dhe Petro Zheji, mendje ndritur, i njerëzve të shquar shqiptarë. Lindi i lirë nga këta të dy, lindi i mençur, i kulturuar. Luftoi tërë jetën e tij për të thënë fjalën e drejtë, të mençur. Elokuenca e tij ishte e jashtëzakonshme dhe e pa krahasuar.

Do na mungojë shumë, shumë… jo vetëm ne që e kishim afër, që e donim dhe e vlerësonim, por të gjithë atyre që donin ta dëgjonin zërin e Turit. Zë të lirë, fjalë të drejtë, mençur, pa thyerje, dhe besoj se do ta kërkojë gjithmonë e do ta mbaj në mendje ashtu siç ishte gjithmonë, i drejtë, i mençur. Unë Turin e njoh, gjyshërit tanë janë kushërinj dhe kanë gjak Gjakove. Ne e donim shumë Kosovën të trashëguar nga dashuria e gjyshërve tanë”, tha Bulku.

“Turi, u prehsh në paqe, të deshëm shumë, dhe do të duam shumë”, përmbylli aktorja e prekur.

Pjesë e homazheve ishte dhe aktori i madh shqiptar, Timo Flloko, i cili përshkroi Zhejin si një personalitet të jashtëzakonshëm dhe një erudit të rrallë.

“Ishte personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme. Nuk flas në prerjen politike të çështjes, apo si një analist i jashtëzakonshëm në televizione e në media. Arturi ishte një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të padallueshëm, të dukshëm, por të thellë e të brendshëm. Një erudit i përmasave të mëdha. Unë i kam dhënë mësim, leksionet i përgatisja për të më shumë, sepse dijet e tij ishin të tilla sa dinte gjithçka. Ishte djali i Petro Zhejit, por Arturi ishte një bir i tij, kishte edhe një nënë të nderuar, një artiste të madhe. Kam pasur miqësi të afërt. Iku shumë shpejt”, tha Flloko.

Artur Zheji Fjalim homazhe personazh tim flloko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.