Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës, kush është Egert Hoxha

20:11 / August 25, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashkia durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emërimi i parë në bashkinë e Durrësit, ndërsa në shtator pritet rifreskimi i trupës së drejtorëve dhe administratorëve.

Nga sot, Bashkia e Durrësit ka një nënkryetar të ri. Inxhinier Egert Hoxha u prezantua të hënën në këtë detyrë, duke ngritur siparin e emërimeve të tjera të pritshme në ditët në vazhdim.

Hoxha vjen nga sektori i energjisë. Për më shumë se një vit drejtoi OSHEE Durrës, ndërsa më herët ka qenë drejtor i kontrollit dhe zbatimit të standardeve në Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE-së, Tiranë. Me formim inxhinier elektrik dhe eksperiencë të gjatë në menaxhim, ai pritet ta sjellë këtë përvojë edhe në drejtimin vendor.

Hoxha plotësoi vendin e lënë bosh nga Renis Mullaj, i cili mori drejtimin e Spitalit Rajonal Durrës pas fitimit të mandatit të deputetit nga drejtori i mëparshëm, Ani Dyrmishi.

Ndërkaq, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të larguar ujërat e ndenjura në bashkitë e vendit, në tryezën e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako ndodhen dhe dorëheqjet e të gjithë drejtorëve, jo vetëm të bashkisë, administratorëve dhe dy nënkryetarëve të tjerë të bashkisë, të cilat po shqyrtohen para se të merret vendimi përfundimtar.

bashkia Durres egert hoxha inxhinier nenkryetar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.