Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Thatësira shton importin e energjisë/ KESH blen 8.3 milionë euro energji elektrike

13:37 / August 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kesh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mungesa e reshjeve përgjatë verës dhe temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike e si pasojë edhe importin e saj. Të dhënat e Korporatës Elektroenergjitike shqiptare tregojnë se për periudhën 25 deri në 31 gusht është blerë energji në vlerën e 8.3 milionë eurove.

Sasia e energjisë së nevojshme është siguruar nëpërmjet tre loteve dhe është blerë me një çmim mesatar që varion nga 115 euro deri në 125 euro për megavator. Moti i nxehtë ka bërë që konsumi i energjisë elektrike të pësoj rritje nxitur edhe nga përdorimi i kondicionerëve jo vetëm nga konsumatorët familjarë por edhe në biznese.Madje sipas të dhënave tashmë në Shqipëri konsumi më i lartë regjistrohet gjatë verës duke tejkaluar periudhën e dimrit dhe periudhën e festave të fundvitit.

Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit të energjisë në vend nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me mbi 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.

Për të ulur varësinë nga prodhimi i energjisë hidro, tashmë fokusi është vendosur në prodhimin energjisë elektrike nga dielli. Nga të dhënat zyrtare konfirmohet se gjatë vitit të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme te prodhimit të energjisë nga parqet Fotovoltaike të cilat prodhuan një sasi prej prej 489 mijë mëh, ose rreth 16% të prodhimit total.

elektrike energji import KESH thatesira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

10:53 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.