Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Në garë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj: Edhe mundet, edhe jo!

14:21 / August 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
LAPAJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Adriatik Lapaj nuk e ka një përgjigje finale sa i përket një kandidimi të mundshëm të tij për kryebashkiak të Tiranës, nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. “Edhe mundet edhe mundet jo ngelet për tu parë”, tha Lapaj në një intervistë televizive. Në vijim Lapaj ishte më shterues, teksa renditi arsyet pse partia që ai drejton do të vijojë të mbetet aktive në jetën politike dhe do të punojë për të siguruar performancë të mirë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ajo që di të them me përgjegjësi të plotë është se ne do të punojmë ditë për ditë deri në zgjedhjet e ardhshme për të performuar sa më shumë. Çdo qytetar që na ndjek besoj është i ndërgjegjshëm se në Shqipëri nuk jemi në kushtet e një gare normale. A duhet të na mbajë jashtë politikës kjo, ne të rinjtë që duam që të ndryshojmë gjërat në këtë vend, Jo. Sepse nëse ne nuk do të ishim angazhuar vota e diasporës sot nuk do të ishte një realitet.

Mblodhëm 21 mijë firma, rritëm ndërgjegjësimin për mes aktiviteteve në diasporë. A duhet kjo të na demotivojë për të garuar. Jo. Sepse vetëm kështu mund ta shtyjmë procesin në rrugën e duhur. Ne në këtë rrugëtim kemi hyrë për të dhënë atë që mund të japim, por ne nuk mund të bëhemi si ata për të fituar. Pra unë nuk mund të bëj marrëveshje me këdo për të kapur pushtet politik”, u shpreh Lapaj.

Ai la të hapur edhe mundësinë e koalicioneve, pavarësisht se tentativa e parë për bashkëpunim me “Nisma Thurje” të Endri Shabanit i rezultoi problematike. ”Ne do të ecim drejt përpara, vetëm siç jemi. A mund të bëjmë marrëveshje me parti të tjera? Po patjetër. Se fakti që dështon njëherë në dashuri, nuk do të thotë se nuk do të dashurohesh më në jetë”.

adriatik lapaj gare Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.