Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Medaljet për zjarrfikësit janë tallje”, PD: Vendit i mungojnë mjetet, jo lëvdatat

15:01 / August 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
540102789 1548141700000260 258687293443674618 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar për medaljet e nderit që u dhanë nga kryeministri Edi Rama për punonjësit e Zjarrfikësve, Forcat e Armatosura dhe ekipet e Emergjencave që u angazhuan në përballimin e zjarreve këtë verë. Në një deklaratë për mediat, PD cilëson tallje me sakrificën reale të atyre që luftuan flakët, duke theksuar se medaljet e arit, argjendit apo bronzit nuk mund të zëvendësojnë mungesën e infrastrukturës, mjeteve, rrogave dhe trajtimit institucional.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Ramaduro u ka shpërndarë sot punonjësve të Zjarrfikësve dhe ekipit të Emergjencave medalje ari, argjendi apo bronzi, a thua se mbrojtja e vendit dhe qytetarëve nga rreziku i zjarreve është një sport. Ndërkohë që Partia Demokratike e vlerëson lart sakrificën, vetmohimin e pjesëtarëve, të Forcave të Armatosura, të Reparteve të Zjarrfikësve, të ekipeve të Emergjencave, në betejat me zjarret në mbarë vendin. Por ajo deklaron se ata nuk kanë nevojë për lëvdata boshe dhe medalje ari apo bronzi, nga Ramaduro dhe narko-zyrtarë të tjerë përgjegjes kryesor për demet e jashtzakonshme të zjarreve këtë verë. Por ata kanë nevojë për mjete, infrastrukturë kundër zjarrit, përkujdesje, rroga, bonuse dhe sidomos respekt njerëzor dhe institucional.

Kur Forcat e Armatosura dhe Zjarrfikësit dalin me degë pishash dhe lopata për të fikur zjarret, dhe më pas u dorëzon medalje ari, kjo është tallje, jo nderim.
Për ta çuar deri në fund komedinë mund t’u kishte dhënë ‘Lopata Ari’. Në Shqipëri zjarret për shkak të mungesave të mëdha të mjeteve kundër tyre dëmtuan 2-3 herë më shumë se në vendet tjera.

Partia Demokratike deklaron se me:

-24 milionë euro të përdorura për çarterin privat nga Edi Rama
-130 milionë euro të vjedhura nga Edi Rama, Erion Veliaj tek djegësi i Tiranës,
-50 milionë euro të vjedhura nga Rama-Balluku në Tunelin e Llogarasë
-4 milionë euro të përdorura për Kopshtin e varur në oborrin e Kryeministrisë;
-7 milionë euro për “Giro d’Italia”;

Shqipëria mund të kishte blere 10 avionë, 5 helikopterë dhe 150 zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve dhe ajo nuk do të kishte sot atë bilanc katastrofik djegie pyjesh, kullotash dhe pasurish që pësoi. Partia Demokratike deklaron se Ramaduro tallet kur mendon se mund ta mbyll me një ceremoni krimin shtetëror të djegies së njerzve, shtëpive bagëtive dhe të mbi 60 mijë ha pyjeve, kullotave dhe pemtoreve. Drejtësia vonon, por nuk do të harrojë të gjithë përgjegjësitë e dëmeve madhore të zjarreve të këtij viti!

medalje PD Rama Zjarrfikësit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Kryeministri Rama tjetër reagim për protestën/ Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE

08:22 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.