Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve

20:40 / August 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me burgime që variojnë nga 16 muaj deri në 8 vite.

Operacioni, i koduar “Operation Young”, identifikoi shtëpi të përdorura si depo për drogën, makina të përshtatura për fshehje të lëndëve narkotike dhe individë që menaxhonin aktivitetet ditore të trafikut.

Në qendër të rrjetit kriminal ishte Saimir Neziraj, i cili kontrollonte një linjë të shpërndarjes së kokainës.

Neziraj kishte rolin e mbledhjes së parave dhe furnizimit me drogë, ndërsa Edmir Beqiri ruante sasinë e kokainës në Sëindon. Dy të tjerë, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai, përdoreshin për shpërndarjen në terren.

Më 1 shkurt 2024, agjentët e policisë ndoqën Nezirajn teksa udhëtonte drejt Londrës, ku u takua me Ergys Abdyli në një rrugicë. Neziraj mori një sasi të konsiderueshme kokaine nga Abdyli dhe e riktheu atë në Swindon, ku ia dorëzoi Beqirit për ta ruajtur.

Gjatë aksionit policor në Swindon, Derby dhe në Londër, u sekuestruan sasi të mëdha parash dhe droge, ndërsa të dyshuarit u arrestuan. Më pas ata u akuzuan për shkelje të ligjeve mbi lëndët narkotike dhe u mbajtën në paraburgim.

6 të pandehurit pranuan fajësinë dhe u dënuan në total me rreth 28 vite burg në total.

Saimir Neziraj 32 vjeç, nga Swindon – pjesëmarrje në furnizim me kokainë: 8 vite burg

Nertil Halili 29 vjeç, nga Derby – furnizim me kokainë dhe hyrje në Mbretërinë e Bashkuar në kundërshtim me urdhrin e deportimit: 7 vite e 10 muaj burg

Edmir Beqiri 37 vjeç, nga Swindon – furnizim me kokainë: 3 vite e 8 muaj burg

Ergys Abdyli 26 vjeç, nga Londra – furnizim me kokainë, posedim pasurie të paligjshme, pengim të drejtësisë dhe posedim dokumentesh të falsifikuara me qëllim mashtrimi: 5 vite e 11 muaj burg

Ardian Gjeta 26 vjeç, nga Swindon – furnizim me kokainë dhe posedim pasurie të paligjshme: 2 vite e 1 muaj burg

Jorgo Brachousai 24 vjeç, nga Skegness – furnizim me kokainë: 16 muaj burg me kusht për 2 vite

Angline banda e shqiptareve denohet kokaine mbushen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.