Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 26 vatra aktive, 21 janë shuar plotësisht

10:41 / August 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture1 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC), gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 vatra zjarri në vend. Nga këto vatra, 21 janë shuar plotësisht, 4 vijojnë ende aktive, ndërsa 1 vatër ndodhet në monitorim nga autoritetet përkatëse.

Vatra të izoluara dhe të shuara

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në: Havalehas (Kuçovë), Krutje (Lushnjë), Rubjek (Shijak), Lagjja nr.10 (Korçë), Drobonik (Berat), Kotë (Selenicë), Kameras (Durrës), Martalloz (Memaliaj), Stadiumi dhe puset e naftës (Kuçovë), Fushë Milot (Kurbin), “Gjëmbi” (Selenicë), Lanabreges (Tiranë), Bogovë (Skrapar), Durisht (Tiranë), Barbullush (Vau Dejës), Bogiç-Palvar (Malësi e Madhe), Katundi i Ri (Durrës), Mjull Bathore (Tiranë), Hamallaj (Durrës), Parku Natyror Gërmenj (Kolonjë), si dhe midis fshatrave Nivicë, Salari e Dhëmblan (Tepelenë).

Vatra aktive

Aktualisht vijojnë të jenë aktive 4 vatra zjarri:

Në fshatin Pezë Helmës, bashkia Tiranë, ku janë të pranishme disa vatra të izoluara që po mbahen në monitorim nga zjarrfikësit.
Në fshatin Fage, bashkia Tiranë, ku zjarri është aktiv dhe në monitorim nga zjarrfikësit, forcat bashkiake dhe vullnetarët.
Në fshatin Miras, bashkia Devoll, ku ka prani tymi në disa zona dhe rreth 100 forca janë angazhuar për shuarjen e flakëve.
Në lagjen Boje, bashkia Krujë, ku dy vatra po përfshijnë sipërfaqe pyjore me pisha në zonë të mbrojtur.
Ndërkohë, vatra e zjarrit në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, është nën monitorim, ndërsa situata është e qetë dhe pa prani tymi.

autoritet izolim qendra regjistrim vatra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.