Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Strehimi social, ministri Gonxhja: 258 familje në Vaun e Dejës me kushte më të mira jetese

17:10 / August 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 08 29 170615
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një vizitë në bashkinë e Vaut të Dejës, ku inspektoi finalizimin e punimeve në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social. Ai theksoi se këto investime janë një shembull konkret i transformimit dhe përmirësimit të ndjeshëm të jetës së qytetarëve.

”Ky program ka sjellë ndër vite transformime të prekshme në infrastrukturë, banim dhe standarde jetese në këtë bashki, duke u fokusuar te komunitetet më në nevojë”, theksoi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale. 258 familje apo 508 banorë përfituan nga ndërhyrja emergjente për zëvendësimin e çative prej eterniti, një material i rrezikshëm për shëndetin, i trashëguar ndër vite.

”Janë 90 milionë lekë, investim për këtë projekt jetik. 2,6 km infrastrukturë rrugore e përmirësuar në lagjet NFP, Kinoklub, Mlloje dhe Drita, me një total prej 90 milionë lekësh. 24 familje kanë përfituar nga përmirësimi i kushteve të banimit, me një fond prej 27 milionë lekësh. Ky program, më shumë se kurrë, është pranë komuniteteve që kanë më shumë nevojë, jo vetëm me investime në infrastrukturë dhe strehim, por me një angazhim të vazhdueshëm për të përmirësuar cilësinë e jetesës. Një qasje e qëndrueshme dhe sociale, që tregon se politika e strehimit nuk është vetëm një objektiv zhvillimi, por një prioritet për dinjitetin dhe mirëqenien e çdo qytetari”, nënvizoi Gonxhja.

Blendi Gonxhja Jeta strehimi social Vau i Dejës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.