Nëse nuk e keni menduar kurrë të dilni për darkë me dy yje si George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal bëhuni gati sepse kjo mund të realizohet.
Aktori hollivudian 58-vjeçar ofron mundësinë që të fitoni një mbrëmje të tillë në vilën e tyre në Itali, në liqenin e Komos.
Me çfarë rasti? Një mbledhje fondesh në favor të fondacionit të tyre që lufton kundër abuzimeve dhe të drejtave të njeriut në të gjithë botën.
Por si mund të bëheni pjesë?
Në një video të postuar në rrjetet sociale aktori flet për konkursin e bamirësisë, edhe pse me shaka thuhet pas kuintave se njerëzve u intereson më shumë të takojnë Amal.
“Është një event bamirës i Clooney Foundation for Justice: të ftojmë, bashkë me një mikun tënd, për një takim me Amal, avokaten me famë botërore në të drejtat e njeriut, profesore e jurisprudencës dhe inovatore e konceptit të drejtësisë në të gjithë botën… dhe unë jam vetëm një aktor”, thotë Clooney në video.
Për tu regjistruar mjafton të shkoni në platformën Omaze, që çifti e përdor për ftesën e tyre dhe të regjistroheni. Në bazë të asaj që dhurohet rriten apo ulen shanset për të takuar çiftin. E më pas, kryqëzoni gishtat për të pasur fat.