Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama poston videon: Rrugët kombëtare të reja, një buqetë e infrastrukturës shqiptare që ka shkurtuar distancat

18:38 / September 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 02 183351
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Investimet në infrastrukturën rrugore kanë shkurtuar ndjeshëm distancat mes qyteteve, si dhe kanë rritur sigurinë rrugore. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të disa prej këtyre investimeve, duke nisur nga tuneli i Llogorasë, Rruga e Arbrit, aksi Korçë-Ersekë, Unaza e Madhe e Tiranës, autostrada Thumanë-Kashar etj.

“Rrugët kombëtare të reja, një buqetë e infrastrukturës shqiptare që ka shkurtuar distancat”, shkruan Kryeministri, krahas pamjeve. Në mesin e muajit mars të këtij viti përfunduan punimet për ndërtimin e Tunelit të Murrizit me gjatësi prej 3,78 kilometrash. Hapja e tunelit të Murrizit e bëri të aksesueshme edhe të gjithë Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme. Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit është një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Në maj 2025 u hap për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogorasë, një vepër e rëndësishme që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Në qershor 2024 u hap për qarkullimin e mjeteve autostrada e re Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Me një gjatësi prej 21 km dhe me shpejtësi qarkullimi 130 km/orë, kjo autostradë e kategorisë “A” ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

E konsideruar si projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, Unaza e Madhe e Tiranës, me gjatësi 28,7 kilometrash, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare u hap për qarkullimin e mjeteve në 30 dhjetor 2024. Ndërsa aksi kombëtar rrugor Korçë-Ersekë, me një gjatësi prej 45 kilometrash, shkurton me 35 kilometra distancën mes dy qyteteve.

infrastruktura Rama rrugë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.