Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rrezikohet kryeministri Bayrou/ Franca në prag krize, Qeveria para votëbesimit në parlament

21:48 / September 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryeministri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franca rrezikon të mbetet pa qeveri sërish teksa situata politike në muajt e fundit në vend ka qenë e trazuar. Kryeministri François Bayrou, po përpiqet të shpëtojë qeverinë dhe punën e tij, duke zhvilluar bisedime këtë javë me udhëheqës të të gjithë spektrit politik përpara një votëbesimi parlamentar mbi planin e qeverisë së tij për të ulur shpenzimet publike.

Por asgjë nuk është e garantuar dhe këtë e pranoi edhe vetë Bayrou.

“Shpërbërja e parlamentit është një rrezik. E përjetuam një vit më parë. Patëm një shpërbërje një vit më parë, në të cilën presidenti i republikës priste një sqarim dhe ajo që ndodhi ishte pak a shumë e kundërta. A është logjike dhe koherente të imagjinohet se një shpërbërje e ardhshme do të sillte më shumë qartësi, nuk e besoj”, tha kryeministri francez.

Partitë e opozitës janë zotuar tashmë të refuzojnë buxhetin me kursime, dhe Bayrou, një politikan i qendrës, pritet gjerësisht të humbasë votëbesimin e 8 shtatorit, duke e shtyrë Francën në prag të një krize tjetër politike.

Nëse Bayrou mposhtet, kjo do ta linte Presidentin Emmanuel Macron në një pozitë të vështirë, të detyruar ose të gjejë një kryeministër konsensual, një detyrë e vështirë në një Francë thellësisht të ndarë, ose të shpërndajë përsëri Asamblenë Kombëtare. Votëbesimi vjen pasi Bayoru njoftoi se do të kërkonte miratimin parlamentar për planet e tij jo shumë të mbështetura të buxhetit.

Duke argumentuar se nevojiten shkurtime të mëdha për të riparuar financat publike, ai zbuloi planet muajin e kaluar për të shkurtuar 44 miliardë euro në shpenzime në vitin 2026. Franca përballet gjithashtu me një krizë masive borxhi që arrin në 114% e PBB-së.

Plani i Bayrou, i cili përfshin heqjen e dy festave zyrtare, është kritikuar ashpër nga rivalët e tij politikë, të cilët tani kanë një mundësi të artë për ta rrëzuar atë.

bayrou FRANCA Kryeministri rrezik votebesim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.