Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tragjedia e tramvajit në Lisbonë, shkon në 17 numri i viktimave

12:56 / September 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
87e3f5e6 b9da 4ba7 862a d6b7c0d31ea4 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Elevador da Glória” doli nga shinat e u përplas, duke i marrë jetën 17 personave. 20 të tjerë mbetën të plagosur; të paktën 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Policia po bashkëpunon me kompaninë që menaxhon tramvajin për të përcaktuar saktë kush ishte në bord, dhe çfarë e shkaktoi përplasjen. Në mediat lokale, fokusi është vendosur tek te kablloja që mundëson funksionimin e sistemit të kundërpeshës, dhe që e lejon tramvajin të udhëtojë lart e poshtë kodrës shumë të pjerrët në qendër të Lisbonës. Ky sistem është përdorur që nga viti 1914. Fillimisht funksiononte me bazë ujin, pastaj avullin dhe tani është elektrik. Përveç kabllos megjithatë, shtrohet dhe pyetja sesi arriti mjeti të dilte nga shinat dhe përse sistemi i frenimit nuk ka qenë i mjaftueshëm për të bllokuar zbritjen me shpejtësi në këtë shpat shumë të pjerrët. Këtë gjë e vunë re dhe dëshmitarët në vendngjarje.

“Tramvaji po ecte me shpejtësi të plotë në rrugën e pjerrët dhe goditi një ndërtesë. E pamë që u përplas me forcë brutale dhe u shemb si një kuti kartoni, nuk kishte frena”, u shpreh Carla Gomes, dëshmitare.

Sipas SIC Notícias, që iu referua operatorit hekurudhor, dyshimi kryesor për shkakun e ngjarjes së rëndë është pikërisht ngecja e frenave, por kjo po verifikohet. Ekspertët insistojnë edhe te rëndësia e shtimit të kontrolleve.

“Duhet të bëjmë më shumë inspektime dhe të kemi më shumë staf. E kalojmë kohën duke folur për sigurinë, por nga ana tjetër kemi gjithnjë e më shumë aksidente. Unë punoj në një kantier ndërtimi dhe gjithmonë kemi më shumë trajnime mbi sigurinë. Duhet hetim i thelluar për të parë se çfarë shkoi keq dhe për ta parandaluar që të ndodhë përsëri”, shprehet Adriano Santos, elektricist.

Qeveria portugeze e shpalli këtë të sotmen ditë zie kombëtare, në të gjithë vendin. Besohet se mes viktimave të përplasjes së tramvajit të konsideruar një atraksion i mirëfilltë turistik, ka edhe shtetas të huaj. Ai kishte vend normalisht për rreth 40 pasagjerë, por nuk ishte plotësisht i zënë. Një aksident i tillë me tramvajin elektrik nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Lisbonë.

lisbone Media persona tragjedi Tramvaj viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.