Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Turizmi/ Rama: Deri tani mbi 9 milionë vizitorë. Objektiv tani rritja e cilësisë

13:15 / September 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fff sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rama: Ndryshe nga cfarë është thënë lidhur me prurjet e këtij viti, aktualisht dhe këto janë shifra jo opinione, sezoni turistik veror, ka sjellë që deri tani ne të kemi mbi 9 milionë vizitorë, gjysmë milioni më shumë. Kjo është ‘rënia’ e komentuar ashtu sikundër edhe një e dhënë tjetër që dua ta theksoj është se nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë, nuk figuron. Përkundrazi ka një rritje, që nuk është e madhe pasi ka pak ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri

Vlen të theksohet rritja nga Franca, Gjermania, nga Kina, India, Brazili, Australia apo edhe rritja nga Turqia apo Izraeli. Destinacioni në tërësi po sjell rritje. Kjo, për të dhënë një informacion të saktë, jo se ne tani kemi objketiv rritjen në numër, nuk është ky objektivi ynë. Rritja në numër për ne nuk është më prioriteti i parë. Për ne prioriteti i prioriteteve është rritja e cilësisë dhe rritja e numrit të turistëve dhe vizitorëve që konsumojnë më shumë këtu në vendin tonë. Një gjë do theksoj nga të dhënat për të thënë se saturizmi dhe Shqipëria turistike ndihmon kombin në aspektin e imazhit ndërkombëtar dhe perceptimin e të tjerëve për ne.

Ka një përputhshmëri shumë interesante mes rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmirësimit të perceptimit. Sjell si shembull Francën, që në Eurobarometrin e fundit, ka një perceptim pozitiv për Shqipërinë që nuk mund të imagjinohej jo shumë vite më parë kur Shqipëria dhe shqiptarë në Francë shihej ‘dele e zezë’.

Edi Rama milione objektiv turizmi vizitore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.