Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Miqësorja me Gjibraltarin, Asani shënon nga pika e bardhë e penalltisë

19:43 / September 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 04 193807
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi kuqezi po luan miqësoren me Gjibraltarin. Një ndeshje e cila në fakt shërben vetëm si test për të provuar gjërat për atë që është sfida e vërtetë, dueli ndaj Letonisë në kualifikueset e Botërorit. Trajneri Silvinjo ka bërë të qartë që do të përdorte duelin në fjalë për t’u dhënë minuta disa lojtarëve që kishte parë më pak, por edhe për të provuar gjëra për ndeshjen e të martës, ku duket se është përqendruar i gjithë fokusi te grupi kuqezi.

KOMENTI LIVE:

69′ GOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Jasir Asani tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

68′ Penallti për Shqipërinë pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Pozo.

67′ Zëvendësim te Gjibraltari. Largohet Del Rio dhe në vendin e tij futet Gomez.

63′ Jolley shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

61′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Dajsinani dhe në portë e zëvendëson Simoni.

60′ Hoxha hyn në zonë dhe godet me të majtën, por topi shkon mbi kuadrat.

57′ Bajrami hyn bukur në zonë dhe pason për Shpendin, i cili godet jashtë kuadratit.

56′ Balliu hedh një krosim në zonë, por devijohet nga McClafferty, i cili rrezikon autogolin.

52′ Hoxha pason për Asanin, i cili me portën e boshatishur e çon topin në rrjetë, por anësori ndaloi aksionin për një pozicion të parregullt.

51′ Pajaziti godet nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

48′ Maldini Kacurri shkakton një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Tre zëvendësime te Gjibraltari. Largohen Torrilla, Lopes dhe De Barr, në vendet e tyre futen Perera, Olivero dhe Borge.

46′ Tre zëvendësime te Shqipëria. Largohen Daku, Hysaj dhe Broja, në vendet e tyre futen Shpendi, Balliu dhe Hoxha.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Medon Berisha tenton sërish me një gjuajtje nga distanca, por këtë herë topi devijohet nga mbrojtësi dhe më pas nga traversa.

34′ Medon Berisha tenton me një gjuajtje nga distanca, por topi devijohet në fund nga portieri Banda.

31′ Nedim Bajrami hedh një kros në zonë, me topin që largohet nga mbrojtja kundërshtare.

20′ Del Rio provon me një gjuajtje brenda zonës, por Dajsinani ishte i përgatitur duke e kontrolluar topin pa probleme.

19′ Asani merr një top në krahë dhe tenton të surprizojë portierin, por topi shkon sërish jashtë.

17′ Asani tenton me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

16′ Valarino shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

15′ Broja lëviz bukur drejt zonës, duke pasuar për Dakun, i cili nuk godet siç duhet.

1′ Nis sfida në Europa Point Stadium!

asani gjibraltari kombëtarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.