Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

LVV ende se kanë konfirmuar Kurtin si mandatar për kryeministër

20:00 / September 4, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kurti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fituesja e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), pritet ta rikonfirmojë Albin Kurtin si mandatar për kryeministër të Kosovës në fundjavë, saktësisht një javë pasi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli njëanshëm të përfunduar konstituimin e organit ligjvënës. Partitë ish-opozitare nuk pajtohen se Kuvendi është konstituuar, pasi ende nuk është zgjedhur nënkryetari i pestë dhe i fundit i Kuvendit nga komuniteti joshumicë serb.

Por, LVV-ja ngul këmbë se duhet të ecet përpara me formimin e institucioneve prandaj edhe do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur mandatarin për kryeministër.  Këtë e konfirmoi për Radio Evropa e Lirë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili tha se mbledhja do të mbahet të dielën e 7 shtatorit. Në këtë votim brenda partisë pritet që kreu i saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të rikonfirmohet si mandatar për kryeministër, emrin e të cilit LVV-ja do ta dërgojë më pas te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, situata në Kuvendin e Kosovës mbetet ende e bllokuar dhe nuk është e qartë nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër në këtë gjendje. Kryesia e re e Kuvendit dështoi ta mbajë mbledhjen e parë, më 1 shtator, në mungesë të kuorumit. Basha tha për media të hënën se do t’i ftojë në një takim konsultativ nënkryetarët, por për këtë ende nuk është vendosur asgjë. Nga Kuvendi nuk kthyen përgjigje nëse pritet të caktohet ndonjë takim i tillë dhe si do të jetë formati i tij.

Sa i përket konstituimit të Kuvendit, që nisi më 15 prill, dhe u shpall i mbyllur pas më shumë se pesë muajsh, Presidenca e Kosovës tha në fillim të javës se ekipi ligjor po e analizon këtë proces. Presidenca nuk iu përgjigj të enjten Radios Evropa e Lirë nëse janë nxjerrë përfundimet mbi procesin dhe nëse e vlerëson të konstituuar Kuvendin. Për këtë çështje, presidentja Osmani i priti në takime ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Osmani tha se në lidhje me konstituimin e institucioneve të vendit, do të veprojë “në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”. “Në kuadër të diskutimeve, u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me këtë rast, presidentja Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar”, u tha në njoftimin pas takimit me ambasadorin britanik.

Ambasadori gjerman Rohde tha pas takimit me Osmanin se ai ka shprehur shqetësimin për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale, “si dhe për diskursin e fundit publik që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë ta rrënojnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”. Ambasadori britanik Hargreaves tha se me Osmanin ka diskutuar, ndër të tjera, “nevojën urgjente për hapat e radhës në formimin e Kuvendit, në përputhje me kushtetutën e Kosovës”.

I gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit është përcjellë me kritika për shkelje ligjore dhe aktgjykime nga Gjykata Kushtetuese. Një vlerësim i kushtetutshmërisë nga kjo gjykatë pritet edhe për rastin e fundit të dërguar nga Lista Serbe, e cila e konsideroi shkelje kushtetuese votimin ndaras të dy nënkryetarëve nga komuniteti joshumicë.
Me këtë rast, Emilija Rexhepi arriti votat e nevojshme për t’u bërë nënkryetare nga radhët e komuniteteve pakicë joserbe, por jo edhe kandidati Sllavko Simiq, nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës. Kuvendi mbeti pa e zgjedhur nënkryetarin serb pasi asnjë nga deputetët serbë nuk arritën të zgjidhen as në votimin me short. Kryetari Basha tha të hënën se, pasi u shterua pika e katërt e rendit të ditës zgjedhja e nënkryetarëve ka qenë më e rëndësishme që shteti të mos bllokohej për këtë çështje. /REL/

Kosova kryeministër kurti lvv
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.