Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump shton presionin ndaj Evropës: Evropa duhet të ndalë blerjen e naftës ruse që po financon luftën

09:43 / September 5, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 05 085146
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se mori një qëndrim më të ashpër me mbështetësit kryesorë evropianë të Kievit, duke u thënë atyre se duhet t’i bëjnë më shumë presion financiar Rusisë dhe aleates së saj kryesore, Kinës, për ta detyruar Kremlinin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Udhëheqësit evropianë e ftuan “presidentin Trump në takimin e Koalicionit të Vullnetit”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë lidhur me telefonatën e zhvilluar më 4 shtator, pas takimit në Paris që zhvilluan mbështetësit e Kievit.

“Presidenti Trump theksoi se Evropa duhet të ndalë blerjen e naftës ruse që po financon luftën, pasi Rusia mori 1.1 miliard euro nga shitjet e karburanteve për Bashkimin Evropian brenda një viti”, tha zyrtari, sipas Reuters.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Trump gjithashtu tha gjatë bisedës telefonike se “udhëheqësit evropianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën për financimin e përpjekjeve të luftës të Rusisë”.

Trump, i cili foli me udhëheqësit evropianë pas mbledhjes në Paris, nuk komentoi drejtpërdrejt për takimin në Paris. Por, në deklarimet e mëvonshme për gazetarë, ai tha se “po, do ta bëja”, kur u pyet nëse planifikonte të fliste me presidentin rus, Vladimir Putin, në të ardhmen e afërt.

Evropa, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, ka tentuar të ulë varësinë që ka nga Rusia sa i përket furnizimeve me energji. Komisioni Evropian ka propozuar legjislacion për të hequr gradualisht importet e naftës dhe gazit rus nga BE deri më 1 janar 2028.

Hungaria dhe Sllovakia, shtete që udhëhiqen nga liderë nacionalistë që kanë lidhje të ngushta me Kremlinin, kanë vazhduar të importojnë produkte energjetike ruse, pavarësisht përpjekjeve të BE-së për diversifikim.

Deklaratat e Shtëpisë së Bardhë erdhën pas presidentit francez, Emmanuel Macron, një nga udhëheqësit e Koalicionit të Vullnetit, së bashku me kryeministrin britanik, Keir Starmer, tha se 26 vende ishin pajtuar që të merrnin pjesë në garancitë e sigurisë që do t’i ofroheshin Ukrainës pas përfundimit të luftës, duke shtuar se mbështetja e SHBA-së për këtë plan do të finalizohet në ditët në vijim.

Udhëheqës nga rreth 30 aleatë perëndimorë të Ukrainës u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të diskutuar garancitë për vendin e shkatërruar nga lufta, pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë që do t’i jepte fund konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Macron shtoi se disa vende të këtij koalicioni ende po finalizojnë planet e tyre. Koalicioni, që iu bashkua bisedimeve në Paris, përfshiu rreth 30 shtete që mbështesin Ukrainën, kryesisht nga Evropa. Por, në takim ishin edhe Kanadaja, Australia dhe Japonia.

Macron tha se 26 vende “janë zotuar të dislokojnë trupa si forcë e sigurisë për Ukrainën, ose të jenë të pranishëm në tokë, det ose ajër”.

Ai shtoi se forcat nuk do të vendoseshin në vijën e frontit, por në zona të tjera, për të cilat ende nuk është vendosur.

“Në ditët në vijim, ne do të finalizojmë mbështetjen amerikane për këto garanci sigurie. Shtetet e Bashkuara, siç thashë, kanë qenë të përfshira në të gjitha fazat e procesit”, tha udhëheqësi francez.

europa lufts nafte rusi trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.