Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edi Reja: Ja e vërteta e kontratës me Shqipërinë dhe me Edi Ramën

13:43 / May 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Reja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak kohë më parë, presidenti i FSHF-së Armand Duka vendosi të shkarkonte Panuçin dhe vendin e tij e zuri trajneri i njohur Edi Reja i cili ishte në Shkodër në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Turqisë e mbyllur me rezultatin 0-2. Trajneri i Kombëtares ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport” ku është ndalur në disa çështje kryesore.

Mes të tjerash, Reja ka folur edhe për Juventusin dhe mundësinë që Sarri ka për të marrë drejtimin e bardhezinjve duke këshilluar të mos e marrë drejtimin. Sakaq, është ndalur edhe te Shqipëria dhe kontrata që Reja ka me kuqezinjtë.

“Sarri? Mendoj se Sarri do të shkojë te Juventusi por mendoj se do të ishte më mirë të shkonte në një skuadër me të rinj dhe me kualitet. Futbollistët e rinj do ta ndiqnin çdo ditë ndërsa është më e vështirë me më të vjetrit.

Shqipëria? Shqipëria është një vend si Napoli, me një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin dhe që e duan shumë Kombëtaren dhe futbollistët. Kjo afërsi më jep më shumë energji dhe është pikërisht ajo të cilën unë doja dhe kisha nevojë. Sapo erdha u krijua menjëherë harmonia.

Firma? Duka më telefonoi dhe më pyeti për planet duke më thënë se isha i nevojshëm nëse do të isha i lirë. Folëm me të dhe e pashë në ndeshjen ndaj Turqisë. Më duhej të shkruaja disa raporte në lidhje me futbollistë që po ndiqeshin nga Napoli dhe Atalanta. Më telefonoi edhe kryeministri Edi Rama dhe e takova në Itali kur erdhi të shihte Lacion pasi është tifoz i madh i Juventusit.

Kontrata? Kam kontratë deri në nëntor dhe janë 6 ndeshje zyrtare. Ata më ofruan kontratë për dy vjet por thashë të presim dhe të shohim nëse do të kemi sukses dhe si mund t’ia bëjmë në të ardhmen. Nëse gjithçka shkon mirë, do të vazhdoj të qëndroj te Shqipëria. Ata kërkojnë të shkojmë në Europian ku përveç Francës mund të jemi kompetitivë me të tjerët. Do të bëjmë më të mirë. I respektojmë të gjithë por nuk i trembemi askujt. Të shtunën do të jemi një miqësore ndaj Shqipërisë U21 dhe do të shoh”, tha mes të tjerash Reja

Edi Rama Edi Reja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.