Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Amerika rrit tarifat për vizitorët e huaj

15:53 / September 6, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
senati amerikan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vizitorët nga disa prej aleatëve më të afërt të Shteteve të Bashkuara do të përballen me tarifa më të larta për hyrjen në vend. Ndryshimet prekin kryesisht aplikantët e Sistemit Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit, i cili përpunon kërkesat e udhëtarëve nga mbi 40 vende pjesë e Programit të Shmangies së Vizave.

Në këtë grup përfshihen Mbretëria e Bashkuar, Australia, Zelanda e Re, Izraeli, shumica e vendeve evropiane, si dhe disa vende të tjera, përfshirë Katarin. Deri më sot, aplikantët paguanin 21 dollarë për aplikimin ESTA, por duke filluar nga 30 shtatori tarifa pothuajse do të dyfishohet, duke arritur në 40 dollarë.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm. Udhëtarët që hyjnë në SHBA përmes kufirit tokësor do të përballen gjithashtu me një rritje të ndjeshme të tarifës për formularin I-94 (Arrival/Departure Record). Nga 6 dollarë që është aktualisht, ajo do të shkojë në 30 dollarë.

Një tjetër masë që hyn në fuqi është vendosja e një tarife të re për udhëtarët nga Kina. Ata do të duhet të paguajnë 30 dollarë për regjistrimin në sistemin elektronik të përditësimit të vizave (EVUS). Të gjitha këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 30 shtator, sipas njoftimit të fundit në Federal Register.

amerika tarifa vizitore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.