Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

U ankorua për herë të parë në Porto Romano, sot pritet ceremonia e miqësisë SHBA-Shqipëri në bordin e anijes luftarake amerikane

16:22 / September 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 09 10 at 12.08.13
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi dje mbërritjen për herë të parë të një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano, duke theksuar “një fazë të re të modernizimit ushtarak të Shqipërisë”. Po një ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se ishte takuar me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake.

Ankorimi i Anijes “USS Mount Whitney” e Flotës Ushtarake Amerikane, është një tjetër tregues i faktit se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes mbeten partnerë strategjikë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Për të festuar këtë marrëdhënie, mësohet se pasditen e sotme do të zhvillohet një ceremoni e posaçme, pikërisht në bordin e anijes ushtarake amerikane të ankoruar në ujërat shqiptare.

Në ceremoninë që do të mbahet në Durrës, mësohet se do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Shtetit Shqiptar, mes të cilëve Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Ngjitja e Kryetares së Kuvendit dhe zyrtarëve të tjerë në bordin e anijes përkrah trupës së marinës amerikane do të rikonfirmojë edhe njëherë aleancën historike të Shqipërisë dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës, një aleancë e lidhur rreth vlerave të demokracisë, stabilitetit e sigurisë rajonale.

Porto Romano SHBA-Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.