Rama: Pas 7 muajsh Tirana nuk ka asnjë kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, as një kryetar bashkie të dënuar lidhur me detyrën. Sot kemi një kryetar të zgjedhur 3 herë të cilit ju….e drejta e gjykimit në liri. I është bërë një gjyq gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik madje në shkelje të hapur të ligjit dhe çdo zakoni janë nxjerrë nga brenda nga ato tezgat edhe bisedat me familjarët nga telefoni i burgut,. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo. Është shkelja më e hapur, më flagrante më brutale në shpërdorim total të detyrës nga ana e tyre që duhet të mbajmë në kontroll materialet hetimoret.
Tema jonë këtu është që askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori drejtësie me pyetje, pikëccuditëse, ndërkohë asnjë zëvendësues i pavotuar nga populli i kryetarit të Bashkisë, edhe sikur të bjerë nga qielli, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme që nevojitet për ta udhëhequr për një kohë të gjatë, 2 vjet, bashkinë e kryeqytetit të një vendi. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë, por për sa ka bërë në këto 7 muaj anomalie totale institucionale, e falenderoj për përkushtimin. Sot ne duhet të marrim vendim, vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në Këshill Bashkiak, duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të kryebashkiakut të zgjedhur, pavarësisht, dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i Bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se nuk do të paraqitet, por se është i penguar nga paraburgosja.
Nuk është një propozim që unë e bëj me zgjedhje të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë. Por Tirana nuk mund të gdhidhet dhe të ngryset pafundësisht si një turp pa kokë, dhe qytetarët e Tiranës nuk mund të presin më as 7 ditë të tjera pa e ditur se çfarë do të ndodhë me Bashkinë e Tiranës.
Kujdesin ndaj bashkëpunëtorëve dhe për vëmendjen pavarësisht nivelin dhe shtresës socliale që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës. Ogerta është forca e qetë e tironses, e punonjësose e më tej drejtuese së dikurshme të punëve sociale në bashkinë e Tiranës, e qytetares dhe e menaxheres shembullore që nevojitet në këtë situatë për të kuruar plagët e hapura të qeverisjes së çalë të këtij viti tejet të vështirë për kryeqytetin dhe për të çuar përpara punë transformuese për Tiranën 2030. E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj për një kohë më të gjatë kësaj here për këtë bombë, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën
Na duhet një vullnet i ri për të sjellë në mandatin e 4 një qasje, një forcë, një aftësi si të ishte i pari duke nxjerrë nga vetja një vete të re. Na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe ndaj sfidave të reja. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë, qeveri, parlament, në çdo bashki.
