Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

7 ministra të rinj në qeverinë ”Rama 4”, ja profilet e tyre

15:08 / September 11, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wmremove transformed 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të enjte në Asamblenë e PS-së kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt që fituan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Shtatë anëtarë të qeverisë nuk do të jenë më pjesë, ndërsa janë afruar 7 emra të rinj që do të jenë pjesë e Këshillit të Ministrave. Largohen Bora Muzhaqi pasi Ministria për Rininë është shkrirë; Ulsi Manja, Ervin Hoxha, Igli Hasani, Arbjan Mazniku, Anila Denaj; Ogerta Manastirliu do të kandidohet për në Bashkinë e Tiranës, si dhe u largua Taulant Balla. Për herë të parë në kabinetin qeverisës do të jetë edhe një ministër me Inteligjencë Artificiale. Diella, anëtarja e parë jo fizike, do të shërbejë për prokurimet publike.

EVIS SALA-Evis Sala drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në institucionet e arsimit të lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit. Prof. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh.

ANDIS SALLA-Andis Salla ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bashkisë Cërrik. Ai ka kryer studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Është kualifikuar në vitin 2014 si avokat pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ka një sërë eksperiencash pune si jurist dhe me vonë si Drejtor i IEVP në Elbasan.

ERVIN DEMO-Ervin Demo ka lindur në Berat, në vitin 1982. Nga qershori 2019 ai ka mbajtur postin e Kryetarit të Bashkisë Berat. Në vitin 2017 është emëruar Zëvendësministër i Arsimit Sportit dhe Rinisë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2018. Ndërsa gjatë viteve 2012-2016 ka qenë Zv/Rektor i Universitetit të Tiranës. Ervin Demo ka një karrierë të gjatë në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë. Që nga viti 2004, ka qenë pedagog me kohë të plotë pranë departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

BESFORT LAMALLARI-Besfort Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987, në Peshkopi, Dibër. Ai mbajti postin e Zëvendësministrit të Brendshëm që nga 9 Tetori 2017. Z. Lamallari ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009. Në 2013 është diplomuar në Universitetin e Oksfordit në programin Master shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale. Lamallari vjen nga një eksperiencë intensive kërkimore shkencore, nga e cila spikat roli i tij si hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit.

TONI GOGU-Toni Gogu është jurist dhe më herët ka mbajtur pozicionin si Zëvendësministër i Drejtësisë dhe në legjislaturën e X të Parlamentit të Shqipërisë si deputet i qarkut të Tiranës. Z.Gogu ka një përvojë të gjatë në administratën publike dhe në hartimin e politikave ligjore që lidhen me transparencën, konfliktin e interesit dhe qeverisjen e mirë. Me formim në drejtësi dhe përvojë të gjatë në çështje ligjore e institucionale, ai ka qenë i angazhuar në disa procese reformuese që synojnë forcimin e integritetit të funksioneve publike.

SOFJAN JAUPAJ-Deri më tani Jaupaj mbajti detyrën si Zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. Ai u diplomua për Drejtësi në vitin 2013 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku ka qenë anëtar i rrjetit të studentëve ekselentë të këtij Universiteti dhe ndoqi studimet për të Drejtën e Pronësisë Intelektuale në Itali, Zvicër (përfitues i bursës evropiane të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale). Në 10 vitet e fundit, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin publik në Shqipëri si Drejtor i Kabinetit të Kryenegociatorit për Integrimin në BE të Shqipërisë, Drejtor i Integrimit dhe Koordinator i Lartë për normat ligjore prioritare të BE-së pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Besfort lammallari qeveria Rama 4 Sofjan Jaupaj toni gogu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.