Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

PS duhet të shkojë në paqe në zgjedhjet e reja të Tiranës

20:00 / September 11, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1757608017 bashkiaetiranesbt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Vendimi i Edi Ramës për të shkarkuar Erion Veliajn nga kryetar i Bashkisë së Tiranës, përmes Këshillit Bashkiak, është i nevojshëm për funksionimin normal të Bashkisë së Tiranës, por politikisht i panevojshëm, duke e bërë këtë pa i kërkuar më parë Veliajt dorëheqjen nga ky post.

Erion Veliaj është në paraburgim, prej muajit shkurt pa akuzë, dhe kërkesa për gjykim i është dorëzuar dje, një ditë para mbledhjes së Asamblesë së PS. Është normale që kryeqyteti të ketë një kryebashkiak të ri në kushtet e pamundësisë fizike të kryerjes së detyrës, dhe Manastirliu është një figurë e duhur përbashkuese, por ngërçi fizik dhe nevoja për funksionimin e Bashkisë së Tiranës nuk ka pse të krijojë  një ngërç politik brenda PS.

Është “sekret” publik tanimë që në betejën kundër Veliajt ka frymëzim socialist, dhe kjo duhet ta bënte më këtë kujdesshëm procesin e zëvendësimit të tij.Kryeministri Edi Rama, për të treguar se nuk ka ndikim mbi drejtësinë dhe për të ekspozuar dëmet e një vendimmarrjeje të gabuar të drejtësisë së re, duhej t’ua linte kostot politike atyre që e morën këtë vendim, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre brenda partisë.

Çdo ditë, ai dhe Partia Socialiste duhej t’u shpjegonin qytetarëve dëmin e madh që kjo drejtësi po i shkakton qeverisjes së Tiranës, si pasojë e një vendimmarrjeje kulisash, hakmarrëse dhe tërësisht antiligjore. Në këtë mënyrë, PS do ta kishte më të lehtë të hynte në fushatë si viktimë e një drejtësie hakmarrëse, e bashkuar rreth viktimës dhe jo rreth xhelatit – qofshin këta jashtë apo brenda vetë partisë.

Politikisht, Erion Veliaj nuk ka arsye të bëjë betejë me Partinë Socialiste pasi i ka duart e lidhura, ndaj dhe do të ishte shumë e thjeshtë marrja e konsensusit të tij për dorëheqje. Shkarkimi përmes Këshillit Bashkiak ka nevojë përsëri për mirëkuptimin e tij, pasi me precedentët ligjorë të krijuar në Shqipëri, ai nuk shkarkohet.

Sipas ligjit, Këshilli Bashkiak mund të shkarkojë kryetarin e Bashkisë nëse ai mungon tre muaj pa arsye.
Por precedenti i Sali Berishës, i cili mungoi gjashtë muaj në Kuvend se ishte me arrest shtëpie, u interpretua nga Kuvendi i Shqipërisë si mungesë me arsye dhe nuk iu hoq imuniteti, çka në këtë rast përkthehet që nuk shkarkohet as Veliaj.
Po ashtu Fredi Bejleri, nuk u shkarkua nga kryetar bashkie për shkak të mungesës së tij për të bërë betimin, por u shkarkua kur u dënua nga gjykata.
Pra jemi ende në kushtet kur Veliaj mund të shkarkohet nga Këshilli Bashkiak dhe ta pranojë duke mos shkaktuar krizë, pasi ka hallet e veta me drejtësinë, por nuk jemi në kushtet kur mund të shkarkohet pa dëshirën e tij, edhe pse po ia bëjnë fakt të kryer.

Dhe që Veliaj të ndjehet komod në dorëzimin e detyrës, duhet së paku që zyrtarisht Partia Socialiste të distancohet nga qëndrimet antihumane të ish-ministrit të saj, Ulzi Manja, i cili ka vepruar si një vegël e verbër hakmarrjeje brenda PS, për të linçuar familjarisht Veliaj dhe për ta poshtëruar atë. Shkarkimi i tij nga ministri i Drejtësisë nuk mjafton. Ai u kthye në simbol të një vegle të pështirë linçuese kundër një të zgjedhuri të Partisë Socialiste, dhe ka aplikuar standarde dyfishe me të paraburgosurit e tjerë po ashtu politikanë, nën gënjeshtra të trasha që i shpikte vetë ose ia ofronin ata që e urdhëronin. Si një ish-ministër me një rrjet nepotik në administratë dhe drejtorë të korruptuar nën vete, ai ndjehej ndoshta i shantazhuar ta bënte atë që bënte, por Partia Socialiste duhet të ndajë nëse ato kanë qenë qëndrime të saj apo të Ulziut.

Kjo do të vlente për të relaksuar raportet politike të paraburgosurit Erion Veliaj, të cilit tani po i kërkohet padrejtësisht të sillet si ato grupet armiqësore të viteve ‘70 që dënonte Enver Hoxha dhe para pushkatimit thoshin “të rrojë Partia”.

Pra, jemi në kushtet kur beteja juridike e Erion Veliajt kundër PS është e fituar nëse ai e nis, por nuk i vlen. Kurse PS i vlen shumë paqja politike dhe solidariteti me të, për të mos u dukur një parti intrigantësh, mosmirënjohësish, besëprerësh, kokulurish dhe karieristësh që shkelin mbi njëri-tjetrin për pak më shumë lekë e privilegje.

Eksperimenti social që po ndodh në PS për të testuar deri ku mund të shkojë shkelja e dinjitetit të njerëzve për të mos folur, është shumë më i rëndë se sa linçimi i Erion Veliajt. Dhe nëse fati i Veliajt tani është problem i familjarëve dhe miqve të tij, dinjiteti i partisë në pushtet është çështje edhe e dinjitetit të shoqërisë shqiptare. 

Mero Baze paqe PS tiranes Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.