Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërcënohet në rrjetet sociale ministri grek, arrestohet 52-vjeçari

12:45 / September 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gewrgiadis mak3 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 52 vjeçar grek, përdorues i rrjeteve sociale është arrestuar pasi është paditur se ka kërcënuar Ministrin grek të shëndetësisë Ádhonis Georgiádis.

Ky i fundit ka paraqitur një padi kundër përdoruesit të platformës X, me emrin “Christos Sidiropoulos”, pasi u bë shënjestër e kërcënimeve në internet.

Sipas njoftimit të bërë nga vetë ministri përmes një postimi, disa përdorues të rrjetit e sulmuan duke përdorur imazhe të linçimit të një zyrtari të Nepalit. Një prej tyre, me profilin “Christos Sidiropoulos”, kaloi kufijtë e tolerancës dhe për pasojë u padit nga Georgiádis.

Padia çoi në arrestimin e personit, që akuzohet për nxitje në kryerjen e veprave penale, kërcënim dhe fyerje të përsëritura përmes internetit ndaj një personi politik.

“Liria e fjalës është e panegociueshme, por si çdo e drejtë, vjen bashkë me përgjegjësinë. Përgjegjësinë për të ditur kufijtë midis lirisë sonë dhe dinjitetit e lirisë së tjetrit”, theksoi Georgiádis. Ai shtoi se nuk kërkon ndëshkim për hakmarrje, por sepse “nuk duhet të lejojmë që dhuna dhe toksiciteti të mbizotërojnë në shoqërinë tonë”.

Policia greke, përmes Departamentit të Krimit Kibernetik, konfirmoi se pas një hetimi të thelluar u identifikua personi që menaxhonte llogarinë në fjalë dhe u arrestua në qytetin e Nausës. Tashmë ai është dërguar para autoriteteve kompetente.

Ngjarja ka zënë një vend të rëndësishëm në mediat greke , në një moment kur reagimet për vrasjen e aktivistit konservaotr Charlie Kirk japin e marrin.

“Kritika, sa të doni. Por shpifje dhe kërcënime, këtu mbarojnë”, shkroi ministri në përfundim të deklaratës së tij.

Ádhonis Georgiádis është një politikan grek i shquar i Demokracisë së Re që ka shërbyer në disa poste qeveritare. Ai njihet për stilin e tij të fortë retorik, shpesh polemizues, dhe për angazhimin e tij në debatet publike mbi çështje politike, ekonomike dhe shoqërore duke u bërë një nga figurat më të spikatura dhe mediatikisht më aktive të kosnervatorëve greke.

arrest Kercenim ministri grek RRJETE SOCIALE Shendetesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.