Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama për radion britanike: Deklarata e Farage për të burgosurit shqiptarë është marrëzi…

17:20 / September 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
knigel farage
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të liderit të partisë Reform UK, Nigel Farage, në Britaninë e Madhe, duke i cilësuar si të pavërteta dhe fyese.

Në një intervistë për radion britanike Times Radio, Rama e quajti “marrëzi” pretendimin e Farage se “1 në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg”.

Ndërkohë që deklarata të tilla nga politikanë britanikë që lidhen me emigrancionin, Kryeministri Edi Rama i konsideroi populizma si pjesë e një fushate më të gjerë dhe që ndikuan në referendumin për daljen e Britanisë nga BE, proces që njihet si Brexit.

“Nuk ka një numër të lartë të shqiptarëve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar që të veçohen nga totali i të burgosurve apo nga shtetasit e vendeve të tjera. Këto janë pjesë të një mozaiku më të gjerë gënjeshtrash dhe argumentesh mashtruese që iu servirën qytetarëve britanikë për t’i bindur të dalin nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Rama.

Rama gjithashtu theksoi se shumë sektorë të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar do të kishin vështirësi serioze për të funksionuar pa punën e emigrantëve shqiptarë.

“Ku do t’i gjeni njerëzit për të ndërtuar shtëpitë tuaja, për t’ju shërbyer kafen, për të drejtuar taksitë dhe kamionët tuaj”, shtoi Kryeministri i Shqipërisë.

Edi Rama përsëriti ftesën publike drejtuar Nigel Farage për të vizituar Shqipërinë dhe për të parë nga afër realitetin e vendit.

“Ai ka thënë se do të vijë për një vizitë, dhe unë do të jem shumë i lumtur ta takoj. Është një mundësi e mirë për të njohur nga afër një njeri me shumë talent e inteligjencë, pavarësisht nga teatraliteti i tij politik, dhe për t’i treguar bukuritë e Shqipërisë. Mbase e bindim ta zgjedhë Shqipërinë si destinacion për pushimet e tij”, përfundoi Rama.

Mes Kryeministrit shqiptar dhe politikanit britanik Nigel Farage ka patur replika në rrjetet sociale gjatë muajve të verës, pikërisht për emigrantët shqiptarë.

"Where the hell you will find the people to build your houses, to serve you the coffee, to be your taxi drivers?"

The idea that there was a high number of Albanians in UK prisons was a lie to convince the British people to leave the EU, says Albanian prime minister Edi Rama. pic.twitter.com/6wIG3Bs7ba

— Times Radio (@TimesRadio) September 14, 2025

britanike deklaratat Farage radion Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Kryeministri Rama tjetër reagim për protestën/ Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE

08:22 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.