Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton 16 ministrat e qeverisë ”Rama 4”, nuk përfshihet ”Diella”

17:14 / September 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bajram Begaj 1 1536x1023 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar qeverinë ”Rama 4”, ku fjala është për 16 ministra, dhe nuk përfshihet ”ministrja” e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ”Diella”. Dekretet tashmë do të t’i kalojnë Kuvendit, ku qeveria Rama 4 pritet të marrë votëbesimin në Kuvend, në një seancë që mund të zgjasë dy ditë, të enjten dhe të premten. Më tej, kabineti i ri, do të duhet të betohet mbi kushtetutë në Presidencë. Në dekretet e Presidentit Begaj, mungon ministrja virtuale “Diella”, e cila për momentin është vetëm në nenin 2 të dekretit të parë të Presidentit. Ky i fundit përveçse emëroi Edi Ramën, kryeministër, specifikoi se ushtron edhe përgjegjësinë “për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Njoftimi i plotë

Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë. Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, Presidenti Begaj dekretoi:

  1. Emërimin e Këshillit të Ministrave;
  2. Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  3. Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
  4. Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  5. Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
  6. Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
  7. Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
  8. Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
  9. Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
  10. Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
  11. Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
  12. Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
  13. Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  14. Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
  15. Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
  16. Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
  17. Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

begaj diella ministra Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.